Kampi i përqëndrimit – Auschwitz Haxhi - TopicsExpress



          

Kampi i përqëndrimit – Auschwitz Haxhi Dulla Varshavë Historia e kampit Kampi i Përqëndrimit Auschwitz i cili ishte symbol i terrorit,dhe gjenocidit, u krijua nga nacistët Gjerman në mesin e vitit 1940 në paralagje të qytetit polak Oświecim ( të cilit më vonë gjermanët ia ndrruan emrin në Auschwitz) Shkaku kryesor i krijimit të kampit ishte rritja e numrit të arestimeve masie të polakëve dhe përmbushja e burgjeve të athershme. Në fillim planifikohej të jetë një kamp përqendrimi i zakonshëm të formuar nga nacistët qysh në fillim të viteve të 30. Iniciativa e formimit të kampit të ri u mor nga komanda SS në qytetin Vroclav , kur në Regjionin e Słąnskit /Silesia/ u shpeshtuan kryengritjet polake kundër regjimit gjerman, të cilët filluan arrestimet masive kundër kryengritësve. Në fillim planifikohej që kampi të krijohet në ndertesat e athershme të kazermave ushtarake në terenet e Oswiecimit, mirëpo ato nuk plotësonin kushtet sanitare për personelin lokal. Qeveria gjermane duke parë të arsyeshme krijimin sa më të shpejt të kampit mori vendim që punët te fillojnë sa më shpejtë ,ndërsa në ndërkohe infrastruktura lokale do të ndërtohej me fuqinë punëtore e të burgosurve. Urdhëri për fillimin e punimeve për kampin e përqendrimit u mor në prill të vitit 1940. Të burgosurit e parë ishin kriminelët e burgosur gjerman, të selecionuar drejtëperdrejtë nga komandanti i Kampit Rudolf Hess. Këta të burgosur kishin rol të veqant, duke mbajtur dënimin kishin për obligim që të kujdesen edhe ndaj të burgosurve tjerë jogjerman. Hess zgjodhi në mesin e tyre të burgosur të cilët ishin të gatshëm të vrasin për gabim më të vogël. Ky grup i të burgosurve gjerman ,arriti në kamp në maj të vitit 1940 , e pas një muaji edhe transporti i parë me 728 të burgosur polak, të cilit ishin kundërshtarët e regjimit gjerman në Poloninë e okupuar. Hyrja kryesore në kamp Struktura komanduese e kampit Rudolf Hess ishte komandanti kryesor i kampit, i cili kishte për obligim qeverisjen , organizimin e punës dhe sigurisë . Në anën tjetër ,zëvendësi i tij kujdesej për banimin, ushqimin, veshmbathjen dhe organizimin e punës së dhunshme për të burgosurit dhe ruajtjen e rendit. Zëvendësi i komandantit Hess ,kishte për obligim që të raporton atij për informatat aktuale, lidhur me numrin e të burgosurve në kamp, njëherit këshillonte atë për dënimet që meritonin të burgosurit, ishte prezent gjatë ekzekutimit ,kur beëej fjalë për denimin me vdekje. Perveq aparatit ushtarak , në kamp fukciononte edhe Dega Politike, e cila ishte e pavarur nga komandanti i kampit, porse kishte për qëllim që njftonte atë për të gjitha iniciativat në veprim. Dega Politike në të cilën vepronin disa referent mirrej me pranimin e transporteve me të burgosur, selekcionimin e tyre,vendosjen në dhoma. Ofiqaria në krye të së cilës qëndronte oficeri i gestapo-s ,mirrej me regjistrimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të gjendjes civile, të lindjeve te reja, vdekjeve, martesave, mirrte në biseda informative etj. Dega Politike mirrej edhe me menagjimin e punës se krematoriumit. Pranimi i te burgosurve ne kamp Për të burgosurit të cilët arrinin në kamp , denimi ishte i pakufizuar . Kushtet e transportit të të burgosurve gjerë në kamp ishim shumë të vështira. Njerëzit transportoheshin në vagona të trenit te mallrave të mbushur me gjerë në 80 të burgosur në një vagon. Udhtimi zgjaste me disa ditë, pa kushte elementare të jetës. Ne vagona ishin të vendosura govatat me ujë të cilat shërbenin si toalete. Në kushte të tilla silleshin njerëzit në kamp, ku më pastaj bëhej selektimi i tyre. Personat e shëndosh dhe të afte për punë vendoseshin në kamp , ndërsa të moshuarit , të sëmuarit dhe të pa aftë për punë eliminoheshin në furrat e gazit. Në fillim të gjithe robërit ishin të obliguar të dorëzojnë rrobët , dokumentet dhe gjërat tjera personale. Më pastaj roërve u ndahej një kartele me numër personal të kampit dhe ashtu të zveshur përcilleshin tek fryzerët të cilët në të shumtën e rasteve në përshpejtësi ia hiqnin flokët së bashku me lëkurën e kokës. Në këtë gjendje përcilleshin tek banjoja,e pastaj pranonin veshmbathje shum të lehtë, që në kushte të dimrit kur temperaturat ishin shumë të ulta ishin te detyruar për të vendosur letër nga thasët e cimentos. Të burgosurve më vonë iu vendosej në krah një tatuazh me numrin personal i cili shërbehej për indetifikimin e robëve në rast të vdekjes i cili duke marr parasysh numrin e madh të morteve ia lehtësonte punën gjermaneve . Numri i njëjte ishte i qepur edhe në fanelën e robëve, në të cilën gjendej një trekandsh karakteristik, ngjyra e të cilit kualifikonte ata në kategoritë e caktuara , të vendit nga vinte i burgosuri, ( polakët ishin të shenuar me ngjyrë të e kuqe) si dhe lloji i krimeve. Kriminelët ishin të shenuar me ngjyrë te gjelbërt, homoseksualistët te cilët qysh më parë ishin të caktuar për eliminim ,me ngjyrë roze. Një fragment i ish kampit të përqendrimit Vendbanimi dhe ushqimi në kamp Meqense kushtet në kazermë ishin të pamjaftushme për pranimim e transporteve të reja me të burgosur ,njerëzit ishin të detyruar të banojne në barakat të përkohshme të drurit në ndërkohë u vendosën krevatet dykatshe, në mënyrë që të vendosën gjatë natës të gjithë së bashku . Në dhomat e fjetjes kishte lagështi , nga kulmi rrjeshte uji, bënte të ftohët . Në këto kushte të vështira shumë të burgosur të lodhur nga puna e rëndë që bënin gjatë ditës sëmureshin shpejt . Të burgosurit pranonin ushqim tre racione të ditore, të cilat nuk plotësonin nevojën e organizmit të punës së rëndë, aq më tepër kur dihej se rojet e tyre ia ndanin një pjesë të ushqimit për vete. Rrallherë ndahej mishi për ushqim. Darka përbehej nga një pjesë buke me një lugë djath ose marmeladë. Nga mungesa e nevojshme e ushqimit , cdo ditë kishte raste të reja të vdekjes së të burgosurve Rendi i ditës Të burgosurit zgjoheshin në ora 4 të mengjezit, ku së pari duhej rregulluar shtratin më pastaj nevojat fiziologjike, dhe ngrënja e mengjezit. Ajo që është karakteristike për të përmendur është se tërë koha sa qëndronin në kamp ishte e llogaritur me minuta,. Duhej shpejtuar për të realizuar të gjitha obligimet në kohë të caktuar ( sipas orarit paraprak). Pas mëngjezit, në shoqëri të orkestrës muzikore të kampit përcilleshin në vendpunishte , ku punonin nga ora 6 gjerë në 17, me një pushim dreke njëorëshe. Për punë efektive kujdeseshin qenët e rrezikshëm të oficerëve SS Pas orarit të punës të burgosurit detyroheshin të ecin ngadal ,në kolonë në mënyrë që rojet të bënin numrimin e tyre. Pas numrimit kur të gjithë të burgosurit arrinin në dhoma -banesë, ishte koha e darkës. Nga ora 21 obligohej qetësia e natës, kur të burgosurit e kishin të ndaluar të dalin nga barakat e fjetjes. Terrori dhe dënimet që aplikoheshin ndaj të burgosurve Përveq kushteve të veshtira për jetë, punës së vështirë robëruese që bënin të burgosurit, ata të shumtën e rasteve dënoheshin, pa faj. Kryesisht punohej në ndërtimin e kampit porse kur mungonte puna ,atëher detyroheshin të bënin punë tjera , në mënyrë që mos të kenë kohë për pushim. Punohej me duar ,pa mjete të punës të cilat me qëllim gjermanët i fshihnin nga ta. Puna e vështirë i bënte të burgosurit që të sëmurën nga sëmundje të ndryshme e më shpesh nga ato të tretjes së ushqimit , pasojat e të ciles ishin humbja e shpejt në peshë. Kampi i parë i përqendrimit ne Gjermani u krijua në Dachau. Aty shkolloheshin kuadrot e SS , të pregaditur për të vepruar në kampet tjera. Dhe mu nga Dachau vinte kuadri ( gjelatët) udhëheqes – komandues në Auschvitz. Ndër ta rol të rëndësishëm luanin : komenadnti i kampit Rudolf Hess, udhëheqësi i kampit Karl Fritz, zëvendësi i tij Hans Aumeirer, dhe nënoficeri raportues Gerhard Palitzsch, i cili mirrej me kryerjen e denimeve me vdekje. Ndër dënimet e shumta ,po përmendi ato më të lehta, atë të ndalim korespondimit, punës së dyfisht, mungesës së racionit ushqimor etj. Denimet ishin publike , sikur rrahja me rryp ose shufër gome në prezencën e të gjithë të burgosurve. Ndër denimet e shumta të rënda ishte ajo e vendosjes së 4 të burgosurve në një dhomë të vogël të errët me gjerësi një metërshe, në mënyrë që tërë natën të rrinë në këmbë e në mëngjez të shkojnë së bashku me të burgosurit tjerë në punën e obliguar ditore. Shërbimi mjeksor i të burgosurve Sëmundjet dhe lëndimet e përditshme ishin armiku më i madh i të burgosurve , të cilët dërgoheshin për shërim në spitalin e kampit i cili për nga kushtet nuk ndryshonte shumë nga ato në banesat e të burgosurve. Mjekët të cilët dispononin me numër të vogël të barnave ndanin për të burgosurit e sëmurë vetëm ato elementare sikur aspiryna. Gjatë orarit të punës mjekët pranonin numër të madhe të të sëmurve ,gjerë në 100 pacient . Mjekët famkeq SS , ndaj të burgosurve aplikonin eksperimente pseudomedicinale. Doktori Horst Schuman së bashku me profesorin Carl Clauberg punonte metodën e shpejt dhe universale të sterilizimit ndaj të burgosurve të nacionaliteve te akuzuara nga Hitleri. Doktori Josef Melenge kishte për detyrë të kujdesej për shtimin racës ariane. Për nevoja të eksperimenteve të ndaluara me ligj të mjekëve të Hitlerit, të shumtën e rasteve vrisnin të burgosurit ndaj të cilëve pastaj bënin eksperimente të shumta. Bëheshin eksperimente të ndryshme në njerëz, të burgosur , robë lufte. Spitali i kampit shërbente të burgosurve, porse jo për të i shëruar ata, por për te i bërë të paaftë për jetë. Asgjësimi masiv Më 20 janar të vitit 1943 qeveria gjermane vendosi për ndërmarrjen e operacionit konkret të gjenocidit kundër shkatrrimit të hebrejve (Endlsung) . Gjerë në fund të vitit u ndërmorën akcione të shpërnguljes së hebrenjeve, asgjësimit dhe vrasjes së tyre në kampe të përqendrimit. Kampi me i madh i asgjësimit të hebrenjëve ishte kampi Auschvitz, ku humbën jetën sipas shenimeve të ndryshme prej 1 gjerë në 3 mln hebrej , u vranë aty, në banjo, ku lirohej gazi vdekjeprues, dioksid karbonit, apo ciklonit B të aplikuar për herë të parë në këtë kamp. Akcioni i asgjësimit kryhej në mënyrë shumë të përpikët dhe të organizuar mirë. Më parë, para se të vrisnin të burgosurit , ushtarët german ia mirrnin të gjitha gjërat personale që kishin ata , sikur orët, ia prenin flokët, ia ngjirrnin dhëmbët e arit, e më pastaj viktimat i dërgonin në kremator, në furrat speciale të nxemjes së lartë, për të humbur të gjitha gjurmët e të burgosurve. Realizimin e operacionit Endlsung e mbikqyrte Adolf Reichmann. Asgjësimi masiv i të burgosurve në furra gazi Në verën e vitti 1942 në Kamp u krijua dhoma shtesë e gazit,për shkak se numri i të burgosurve në listën për eliminimin e tyre shtohej nga dita në ditë. Përkundër kësaj nga shtatori i 1942, filluan të bëjne djegjen masie të kufomave në ajër të pastër ,duke i vendosur në mes të tyre turma të drunjve, ose nepërmjet injekcioneve me përmbajtje të fenolit. Lirimi i kampit Ushtria sovjetike e cila përparonte në luftë me gjermanët shpejt e detyroi ushtrinë gjermane të terhiqet nga terenet polake , ndër to edhe nga kampi Auschwitz. Në këtë situatë gjermanët u munduan të humbin gjurmët e krimit duke dërguar në ajër krematorinë dhe dhomat e gazit të cilat ishin ndërtesat më solide të kampit . Në janarin e 1945 kampin Auschwitz e liruan njësitet e Armatës së Kuqe. Robëve të shpëtuar mjekët ushtarak iu dhanë ndihmën mjëksore . Viktimat Numri i përgjithshëm i viktimave të kampit Auschwitz gjatë viteve 1940 – 1945 ,vlerësohet nga 1,1 mln gjerë në 1,5 mln njerëz. Shumica para së gjithash transportet masive të Hebrenjve të sjellura këtu nga viti 1942, kanë vdekur në dhomat ( qeliza) të gazit. Numri i viktimave të nacionaliteteve tjera vlerësohet të jetë : rreth 150 mijë polak, 23 mijë romë,15 mijë ushtarë sovjetik të robëruar nga gjermanët , dhe rreth 20 mijë të regjistruar si robër të shteteve tjera( ndër ta sovjetik – Belarus,Rus,Ukrainas, Qek, Shqiptar, Jugoslavë, Francez, Gjerman , Austrik etj./gazetaditore The post Kampi i përqëndrimit – Auschwitz appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 20:43:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015