Kapitulli nr 2 U ula ne nje karrige dhe po degjoja melodine e - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 2 U ula ne nje karrige dhe po degjoja melodine e asaj Piano qe te futej ne shpirt duke te qetesuar. Cdo note transmetonte nje ndjenje te vecante dhe e cuditshmja ishte se po luante nje Kamariere e cila veshur me perparsen e saj floket kapur bisht prekte me gishtat e saj Pianon duke krijuar nje melodi te magjishme. Kisha humbur komplet, zhurma e shiut ne xham perzihej me ate muzike shplodhese. Pastaj ndaloi, ajo u ngrit ne kembe mori nje bllok ne dore dhe po drejtohej per tek une, kur u afrua e pash me mire dhe ishte po ajo vajze qe u perplas me mua me biciklete. Vura buzen ne gaz dhe po e shikoja - Cfare do merrni ? - me pyet ajo dhe mbante bllokun ne dore me lapsin gati per te shkruar - Nje kafe - i them une Ajo iken dhe as qe me shikoi, dhe kur solli kafen ishte po e njejta gje nuk i ngriti syte te me shikonte dhe me te gjithe klientet ishte e njejta gje. Me beri pershtypje kjo gje, dukej e ftohte akull ne sjellje ndersa ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje Flutre e cila me delikatese prek ne cdo lule dhe vallezon me eren ne krehet e saj, dhe ajo ashtu dukej kur luante me Piano. Kur mbaronte porosite ulej tek vendi saj, mbyllte syte dhe vazhdonte ti binte pianos. Ndersa shiu mbaroi une qendroja ende aty duke humbur sensin e kohes dhe kafja ishte ftohur pa e prekur, degjoja dhe shikoja vetem ate, me dukej sikur shikoja nje pikture miliona vjecare, art i perzier me dashuri, njesoj si ajo me pianon. - Do me sjellesh dhe nje kafe - i them une dhe ajo me pohon me gisht duke me lene te kuptoj te prisja nje minute. Do prisja gjithe diten ne ate ambjet te bukur ku cdo gje ishte e veshur me dru, muret, dritaret, dhe disa Kitara te varura ne mur i jepnin atij vendi qetesine qe nuk do e gjeje ne asnje vend tjeter. Ajo vjen me kafen ne tabaka dhe me syte drejtuar tek une, cuditerisht po me shikonte ne sy dhe une nuk ja ndava syte derisa ajo i hoqi - Por ti nuk e paske pire kafen e pare !! - me thote ajo e cuditur - E di, e humba mendjen duke te degjuar ty teksa luaje me piano dhe kur e pash kafja ishte bere uje - i thashe une duke vene kafen tjeter ne tabaka dhe ajo la kafen e ngrohte - Mos je ai Djali qe perplasa padashje me biciklete ? - me pyet ajo dhe vetullat i rrudhosi me dyshim - Po une jam, ne fakt dhe une ate po mendoja nese ishe ti apo jo - i them une - Degjo kafen e pare e ke te paguar nga une meqe te godita me biciklete dhe qe te hutova dhe e lash te ftohet ndersa tjetren do e paguash vete - me thote dhe qeshi, ishte aq e bukur kur qeshte dhe shikonte ne sy me ato syte e saj te medhenj ngjyre kaf te erret. - Do e lija dhe kete te ftohej vetem qe te degjoja ty serish - Shijoje duke degjuar melodine e radhes, te befte mire - me thote ajo dhe u largua. Buzeqesha, nisa te pi kafene nderkoh ajo luante ne piano. Nuk ishte vetem melodia ajo qe me beri pershtypje por dhe menyra sesi e ndjente muziken dhe tiparet e fytyres qe i pershtateshin me cdo note. Ishte art, ajo dhe piano ishin nje sikur benin dashuri bashke. Piva kafen dhe le leket tek filxhani me nje bakshish, ajo me shikoi nderkoh qe dilja jashte dhe buzeqeshi. Dal jashte, shiu e kishte lagur te gjithe rrugen dhe nje freski te perplasej ne fytyre, ngrita koken lart dhe pash emrin e lokalit Julia, "Kush na qenka kjo Julia" pyes veten dhe u nisa per ne shtepi. Sa futem brenda degjoj Motren me Babin duke bere fjale, kjo ndodhte cdo dite. Kur futem ne dhome u qetesuan dhe vetem shikoheshin derisa Babai u merzit aq shume sa lotet i pushtuan syte, Motra u prek dhe iku e perqafoi duke i kerkuar falje por Babi nuk dinte te mbante inat gjate kur ajo e perqafonte, ishte e perkedhelura e tij. E puthi ne balle duke i thene: "Te ka babi yll" dhe kur ishte e vogel ashtu i thoshte "ylli vogel i babit" e merrte ne krah dhe e rrotullonte. - Ti me kujton mamin - i tha ai dhe serish u trishtua Nese kisha nje shembull per te marre ishte dashuria qe Babi dhe Mami kishin bashke, por me shume Respekti qe kishin per njeri tjetrin. Ashtu si atij dhe mua me mungonte mami, me mungonin gjellet qe ajo bente, byreket, me mungonte aroma saj, dora e saj ne ballin tim kur isha semure. Akoma nuk e besoja qe ajo nuk ishte me prane nesh. Ne nuk ishim me e njejta familje pas ikjes saj gjithcka ndryshoi. "K"
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 16:05:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015