Kapitulli nr 21 - Julia Ishte mengjes kur dola nga shtepia i - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 21 - Julia Ishte mengjes kur dola nga shtepia i pergjumur dhe me dhimbje ne kemben e djathte, qe diten kur pash ate dreq njeriu kur vrau ata dy persona jeta ime nuk ishte me e qete, me dukej vetja bashkfajtor me te, qe nga ajo dite filluan te ndodhnin ngjarje qe kurre nuk i kisha imagjinuar se do me ndodhnin ne jete. Ecja ashtu duke caluar nxitoja per te shkuar ne pune, isha perballe lagjes saj, nuk e dija nese ajo kishte ikur apo ishte akoma ne shtepi keshtuqe nisa te eci nese ajo do ishte ne shtepi do vinte mbrapa dhe sa bera disa hapa u degjua zeri saj - Gabriel me prit Ktheva koken, ajo kishte veshur serish fustan kete here ngjyre te verdhe, "Cdo me marri ne qaf kjo femer mua" mendova tek e shikoja te veshur si nje luledjelli, ne cdo gje qe bente percillte pozitivitet, kur ecte, kur buzeqeshte, fliste, dhe kur shikonte, nuk kishte asnje difekt ose keshtu me dukej mua ndoshta sepse kisha rene koke e kembe ne dashuri me ate. Me bicikleten ne dore mu afrua dhe buzeqeshi - Si je sot ? Shoh qe ke filluar te ecesh me shpejt perderisa arrite ne kohe sot dhe jo me vonese - me thote ajo - Me mire jam por me dhemb ende kemba - Shiko se duhet ta mjekosh qe te sherohet dhe neser do luajm futboll ne plazh do te lejme portier po nuk u sherove - me fliste njesoj sikur po i fliste ndonje femije "Haje buken qe te rritesh te behesh i madh" - Une do bej tifo per ty nuk do luaj - i them une dhe ja prek floket me dore duke ja prishur - Shiko mos u ngatrro me floket e mija se do te tregoj disa stile qe kam mesuar te artet marciale Ecnim dhe qeshnim, bicikleten nuk e perdori fare, nuk me la vetem dhe pse arriti me vonese ne pune po ashtu dhe une por ndryshe nga pergjegjesi saj Franko nuk e kishte aq shume problem sepse e dinte qe kisha kemben e vrare. Futem ne dyqan dhe shoh qe ishte bosh! Frankon nuk po e shikoja, sa u afrova pak del ai nga mbrapa tavolines duke bertitur, me trembi aq shume sa desh u rrezova, pastaj qeshte dhe nuk pushonte me une e shikoja per pak kohe dhe me kapte e qeshura nga e qeshura e tij. Gati gjysmen e dites nuk la minute pa me permendur momentin kur me trembi dhe me tregonte sikur une nuk isha aty dhe nuk e kisha shikuar ngjarjen, pastaj filloi me historite e tij te Italise ne ate moment vjen Julia - Tregoi Julias se Julia ka qene ne Itali - i them une - Vertet ? Ne ca vendi ke qene ti Julia ? - e pyet ai - Ne Venecia - pergjigjet ajo - Oh Venecia, kam jetuar aty per disa muaj kisha nje te dashur.... Kur fillonte ai nuk dinte te mbaronte me, pastaj filloi te fliste Italisht me Julian, u detyrova te mbyll veshet se nuk i degjoja dot kur flisnin ashtu. Ne deren e dyqanit futet serish Vrasesi, me kishte ardhur ne maj te hundes ai njeri. - Franko ne po ikim te pime nje kafe - them une dhe marr Julian - Cfare pate ti ? - me pyet ajo - Nuk e duroj dot ate personin qe u fut ne dyqan, ka disa dite qe me ndjek - Mos eshte ndonje homoseksual qe ka rene ne dashuri me ty - me thote ajo dhe filloi te qeshte E pash njehere dhe fillova te qesh, sado i merzitur apo me nerva te isha nuk mund te rrija pa qeshur kur ajo qeshte. U futem ne kafe dhe u ulem ne nje tavoline ne fund. - E di qe ti je shoku vetem qe kam - me thote ajo dhe syte i uli poshte - Vertet ? - Po vertet, ka dicka tek ty qe me jep besim - Me vjen mire, e njejta gje me ndodh dhe mua me ty - Nuk besoj se eshte e njejte sepse ti ke nje moter ke babain ndersa une jam vetem nuk kam asnje njeri - peshperin ajo dhe syte ju perloten - Cdo te thuash me kete ? Ti nuk ke familje ? - e pyes i habitur - Jo Gabriel, mua me ka rritur daja sepse mami u largua ne vitet 90 dhe nuk u be me e gjalle ndersa babai ka vdekur kur une isha 1 vjece, dhe derisa u bera 18 vjece me ka rritur daja pastaj me mori ne Itali derisa kuptova qe isha bere nje barre per te dhe u ktheva ne Shqiperi te filloja jeten time - Pse nuk ma ke treguar ? - Sepse kisha frike qe nuk do e doje nje shoqe jetime, shumicen e rasteve njerzit jane munduar te perfitojne nga une sepse jam jetime dhe nuk doja qe dhe ti ra beje shpresoj mos e besh tani qe tu hapa si shoqe - Nuk do e beja kurre me beso, nuk ma merrte mendja kete gje por mos u merzit ja me ke mua tani dhe nuk do lejoj njeri te lendoj - Je shume i mire shpresoj mos te humbas dhe ty per te njejten arsye qe kam humbur shume shoqe dhe shoke Mu kujtua momenti qe i tregova per nenen ate nate para shtepise saj dhe ajo me perqafoi, ajo me kuptonte si ndihesha dhe une e kuptoj ate dhe pse jo shume. E perqafova dhe e putha tek faqet e kuqe pastaj e perqafova serish. Tani me dukej mekat qe isha dashuruar me te dhe nuk mund tja tregoja dot ndjenjat sepse do mendonte se dua vetem te perfitoj nga ajo.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:21:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015