Kapitulli nr 25 - Julia Qendronte mbeshtetur tek une dhe yjet - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 25 - Julia Qendronte mbeshtetur tek une dhe yjet numeronte me gishta, ndersa une luaja me floket e saj qe ishin dallge dallge dhe gishtat e mi dallgezoheshin mbi floket e saj. - Ndihem e sigurte kur ti je prane meje - thote ajo dhe ngre koken me shikon, hena ju ngul ne sy, dukeshin sikur brenda atyre syve mbahej e burgosur nje shpirt i vrare i cili kerkonte sherim. - Po sikur te thoja qe do me kesh gjithmone prane do e besoje ? - e pyes une - Nuk e di, jam zhgenjyer shume mga njerzit dhe besimi me eshte tkurrur por mendoj se ti nuk do me zhgenjesh - pergjigjet ajo Me dukej sikur kisha te dashuren time ne krah dhe jo shoqen, prekja floket e saj, e puthja ne faqe ne koke dhe e perqafoja, mungonte vetem puthja ne buze e cila me fuste te dridhurat ne trup kur e mendoja. Nata po behej e ftohte dhe ne ishim te veshur holle, ajo filloi te dridhej dhe te behej e ftohte, mblodha disa dru qe deti kishte nxjerr ne breg. Shkrepse morem tek lokali qe gjendej afer nesh, mbasi ndezem zjarrin u be vape, kur u largonim nga zjarri bente ftohte. - Gjithmone e kam enderruar te lahem ne det naten, si thua te lahemi ? - me pyet ajo me nje buzeqeshje "djallzore" - Me dhemb kemba po pse jo - i them une dhe ngrihem ne kembe Ajo sic ishte me fustanin e kuq vrapoi drejt ujit pa e hequr fare, hidhet ne uje dhe pastaj vetem qeshte. U futa dhe une ngadal se ndjeja dhimbje tek kofsha, - Pse u fute me fustan ? - e pyes ate - As qe e mendova fare, doja vetem te futesha ne uje - me pergjigjet dhe fillon te me hedhi uje me duar, gjeja qe urreja me shume ishte kur me hidhnin uje ashtu, i thoja te ndalonte por jo ajo vetem qeshte dhe vazhdonte derisa ju afrova dhe e rrezova ne uje. E qeshura saj nuk pushonte, hera e pare qe e shikoja te lumtur dhe vertet u ndjeja mire kur e shikoja te qeshte dhe te gezonte. Une isha afer bregur ndersa ajo nga ana tjeter dhe kete radhe isha une qe i hidhja uje dhe ajo thoshte te ndaloja nderkohe afrohej derisa u pengua tek kemba ime vrare dhe me ra persiper. Lot nga syte me dolen nga dhimbja por e harrova ate dhimbje kur pash buzen e saj me afer se kurre buzes time, dukej sikur ne ate moment koha ndaloi dhe po priste te putheshim. Heshtje, nje dallge deti u perplas siper saj dhe ma hodhi akoma me shume persiper sikur deti donte qe te putheshim patjeter dhe nuk ja prishja dot detit, i vura doren mbrapa qafes, ajo filloi te marri fryme rende aq sa fryma saj perplasej ne fytyren time, ne te qinden e sekondit mendja mendoi " Nese e puth dhe ajo te refuzon e gjithe shoqeria qe ke me te zhduket nuk do te shohi me si ate njeriun tek i cili ka besim" por tashme nuk kishte me kthim mbrapa, e afrova me shume derisa buet ju ngjiten me te mijat, me hodhi duart e saj ne qafe dhe u shtrim ne uje afer bregut, nuk ja hiqja doren nga qafa nuk doja ta shkepusja ate puthje, ndjeva brenda vetes dicka qe donte te dilte jashte dhe te uleriste nga dashuria. Buzet e saj te kripura preknin te mijat, here pas here dallga na lagte ndersa kofshat e saj te lagura ishin ngjitur pas meje. E putha deri kur buzet mu lodhen, pastaj me perqafoi dhe nuk me ndahej, sikur tani kishte turp te me shikonte me sy. U ulem afer zjarrit, koken e mbante ulur, syte mbuluar me floket e lagur, nuk isha ngopur, nuk ngopesha kurre me ato buze aq te mira. Ja hodha floket ne nje ane dhe ju afrova, kete here duke u shikuar ne sy e putha serish. Nuk ishte me nevoja per propozime e gjera te tilla, veprat flisnin vete. Vuri koken ne krahun tim mori fryme thelle dhe u rehtua - Nuk e kisha menduar keshtu - peshperin ajo - Keshtu si ? - e pyes une - Ja qe ditlindja ime do ishte kaq e bukur dhe me ty prane - Te them dicka ? - Po! - E mban mend kur u mbeshtete tek pema dhe une po te afrohesha ? Qe pastaj te fshiva hunden se te ishte bere pis - Po! - Nuk doja te fshija hunden doja te puthja por nuk kisha guxim per ta bere - Per nje moment dhe une kete mendova prandaj qesha sepse ti me fshive hunden dhe u ndjeva si budallaqe ngaqe thash do me puthi tani Ishte hera e pare qe ndihesha ashtu per nje femer dhe per kaq pak kohe qe e njihja! Kushedi cdo behej tani qe ndjenjat u shtuan dhe me shume.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 20:21:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015