Kerri sigurisht se di ta mbajë gjakftohtësinë. Këngëtarja u - TopicsExpress



          

Kerri sigurisht se di ta mbajë gjakftohtësinë. Këngëtarja u rrëzua në skenë me takat e saj 12 centimetra, megjithatë vazhdoi të këndonte. Rrëzimi i shokoi fansat që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, derisa taka e këpucës së saj u kap në pjesën e zgjatur deri në tokë, të bluzës së saj, dhe ajo u rrëzua në shpinë. Aksidenti rezultoi me vendosjen e allçisë në këmbën e saj. Incidenti që ndodhi në qytezën e Korpus Kristit, dukej mjaft i dhembshëm, por performuesja vazhdoi të këndonte e më pas bëri shaka në lidhje me këtë ngjarje. Në fund ajo postoi në ‘Twitter’ : ‘E mbani mend atë vajzën që u rrëzua në skenë në Korpus Kristi? Ishte shumë qesharake’, duke shtuar më pas ‘O prisni, ajo isha unë’. Të paktën ajo mund të qeshte me këtë situatë.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 15:33:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015