Kisha e Shën Gjergjit Fier – Libofshë Të njohim Monumentet e - TopicsExpress



          

Kisha e Shën Gjergjit Fier – Libofshë Të njohim Monumentet e Shqipërisë Eksterieri Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë të Fierit, ndërtuar në vitin 1776, si gjithë kishat e pellgut të Myzeqesë, përbëhet nga naosi me ambientin e altarit që i takojnë ndërtimit fillestar, Sipas mbishkrimit kisha eshte e ndertuar ne vitin 1776,dhe e pikturuar ne vitin 1872 nga piktori Konstandin dhe i biri Terpua nga familja korcare e Zografeve. Ne pamjen e jashtme kisha ka nje kompozim volumor te shkallezuar . Ne qender ngrihet vellimi prizmatik i naosit i mbuluar me cati dy ujese , ndersa me poshte shtrihen catite e uleta te hajateve. Ajo perbehet nga naosi i larte ne qender i cili rrethohet nga hajatet( te mevonshme ) te mbyllura nga tri ane, veriore, jugore, perendimor ky i fundit sherben si narteks , dhe i shoqeruar nga nje hajat i hapur dhe ne qender te pamjes perendimore ngrihet kulla e larte e kembanores, e cila eshte e ndertuar me vone. Organizimi i brendshem Në naos hyhet nga porta të tjera në muret veriore dhe jugore në afërsi të murit perëndimor, nëpërmjet të cilave me disa këmbë shkallë zbritet në dyshemenë e shtruar me pllaka guri të kishës. Dyert e tyre jane te pikturuara dhe te realizuar ne reliev me dy peshq. Naosi eshte i perbere ne tre nefe,nefet e saj jane te ndara me dy rradhe stolash dhe me trare druri. Njeri rresht ka dy rreshta te vendosur me kurriz te njeri tjetrit,gjithashtu eshte edhe nje rresht stolash i mbeshtetur ne paretin verior dhe jugor.Ne brendesi te naosit ndodhet avoni ne dru i gdhendur dhe i dekoruar me piktura . Naosi ndriçohet nga tre dritare drejtkëndëshe në murin verior dhe tre në atë jugor të vendosura në lartësi. Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas druri. Ai përbëhet nga bema me absidën rrethore, nga protezisi me dy nike, njeë në murin verior, tjetra në atë lindor dhe diakonikoni me një nike. Ambienti i altarit ndriçohet nga dritarja e ngushtë e absidës dhe dritare të vogla anash kësaj të fundit. Në anën e jashtme, absida shtatëfaqëshe përbën pjesën e vetme të zbukuruar të kishës. Ajo është ndërtuar me gurë gëlqerorë të skuadruar, ka shtate nike të shkallëzuara që përfundojnë në pjesën e sipërme me harqe të verbër prej tullash e gureësh. Absida përfundon me një kornizë prej disa rreshta gurësh pak të nxjerrë ndaj murit. Muret e tjera të kishës janë prej gureësh kryesisht shtufi të lidhur me llaç gëlqereje. Hajati që rrethon në të tre anët kishën ështeë shteseë e vonë e ndeërtuar keq, dhe ka gjashtë dritare dhe një portë në aneën jugore veç asaj në anën perëndimore. Piktura Murale Dekoracioni mural është vepër e piktorëve Kostandin dhe të nipit Terpo Zografit, realizuar në vitin 1782. Piktura që shtrihet në sipërfaqet e gjera të mureve te naosit dhe narteksit, përmban një program të plotë ikonografik me përmbajtje nga Dhjata e Re. Në skemat e veçanta janë vendosur syjete nga jeta e Krishtit dhe mrekullitë e tij, jeta e Shën Mërisë, cikli i Vuajtjeve dhe Mrekullitë pas Ringjalljes. Ky sistem në këtë periudhë është i zakonshëm sipas shëmbullit të përdorur në kishën lindore. Sipas zakonit, në faqen lindore në absidë janë vendosur Shën Mëria Platitera me Krishtin e vogël në prehër dhe anash saj ëngjejt lutes, Kungimi i Apostujve dhe Eterit e Kishës. Mbi harkun e Absidës paraqitet Liturgjia Hyjnore. Në ambientin e altarit në anën jugore është pikturuar skema. Poshtë series së skemave ndodhet brezi i medalionëve dhe shenjtorëve në këmbë, që përsëritet në të gjitha fasadat e kishës. Nga shënjtorët në këmbë, Pavli e Pjetri, Prokopi, Nestori, Damjani e Kozmai etj. Në faqen perëndimore skena Fjetja e Shën Mërisë dominon në gjithë fasadën me karakterin e saj monumental. Poshtë saj kryeëngjëlli Mihal me shpatën në dorë, e të tjerë si: Kostandini dhe Elena . Mbi hyrjen e paretit verior eshte nje mbishkrim i cili eshte i perkthyer nga Theofan Popa : “U PIKTURUA KJO KISHE ME DOREN E KOSTANDINIT DHE BIRIT TE TIJ TERPOS NGA QYTETI I KORCES 1782 MUAJ MARS 6.. Faqja veriore e dekoracionit fillon me vuajtjet si: Tallja e Krishtit dhe të tjëra skena tipike si Kryqëzimi, Ngritja nga varri etj. Me një subjekt të vecantë trajtohen skenat e hymnizimit të Shën Mërisë si Nënë e Zotit. Dekoracioni mbyllet me Mrekullitë e Krishtit pas Ringjalljes. E konceptuar me pikture është edhe fasada perëndimore e narteksit, e cila trajton temën e preferuar “Gjyqi i fundit”. Në qëndëer të saj qëndron Krishti Zot dhe në të dy anët Joani dhe Maria, poshtë libri i hapur dhe pëllumbat e shpuar nga shigjetat, simbole të kësaj ceremonie. Apostujt rrinë ulur në radhë në formë frizi, sipër tyre ëngjëj me shkrimet e shpalosura – lumi i zjarrtë përshkon tërthorazi afreskun ku mbyten mekatarët, kurse në shtëllungat e reve hierarket thurrin hymne, të tjerë personazhe 1 / 2 presin radhen e denimit. Në pjesën fundore janë trajtuar skena me përmbajtje apokaliptike të vuajtjeve të mëkatarëve të provokuar nga djalli, ku piktorët fusin elementet popullore. Piktura e Libofshës është një shembull i vazhdimit të traditës pikturale në fundin e shekullit të XVIII-të. Pergatiti materialin: Spe.Res : Marinela Ndria Mundësuar nga: DRKKT Drejtoria Rajonale E Monumenteve Të Kultures Tiranë Drejtor: Shpend Bengu impakt.al impakt.al/kultura/kisha-e-shen-gjergjit-fier-libofshe
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 10:53:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015