Kjo ashte deklarata e Bergolios ne lidhje me kUNGIMIN E TE - TopicsExpress



          

Kjo ashte deklarata e Bergolios ne lidhje me kUNGIMIN E TE DIVORCUARVE, NE LIDHJE ME GRATE PRIFTERESHA......ETJ...HAPNI SYTE...MOS U BANI TE VERBER...... “Shkruhet shumë për lobet gay. Deri tani nuk kam gjetur në Vatikan ndonjë, që e ka të shkruar ‘gay’ në kartën e identitetit. Duhet dalluar ndërmjet qenies gay, pasjes së kësaj prirjeje, e krijimit të lobit. Të gjitha lobet janë të këqija. Nëse një njeri është homoseksual e kërkon Zotin me vullnet të mirë, kush jam unë, që ta gjykoj? Katekizimi i Kishës Katolike mëson se njerëzit me prirje gay nuk duhen diskriminuar, por duhen pranuar. Problemi nuk është ta kesh këtë prirje, problemi është të bësh lobi, grupe me influencë negative, e kjo vlen njëlloj edhe për grupet afariste, politike dhe masonike”. U fol edhe për çështjen e kungimit të të divorcuarve të rimartuar. Papa Françesku shpjegoi se ky është problem i ndërlikuar, për të cilin do të flasë me Këshillin e 8 kardinajve në tetor. Të divorcuarit mund të kungohen, kungimin nuk mund ta marrin vetëm të divorcuarit e rimartuar. Duhet shikuar në tërësi tema e baritorisë martesore, nënvizoi Papa, i cili përmendi ortodoksët, të krishterë, që ndjekin teologjinë e ekonomisë dhe e lejojnë një bashkim të dytë. “Paraardhësi im në Buenos Ájres, kardinali Quarracino, – kujtoi Ati i Shenjtë - thoshte gjithnjë: “Për mua gjysma e martesave janë të pavlefshme, mbasi ka shumë nga ata, që martohen pa e kuptuar se nuk është shaka, se martesa është përgjithmonë, ose e bëjnë për leverdi shoqërore etj etj.... Edhe tema e anulimit duhet studiuar”. E përsa i përket pjesëmarrjes së grave në Kishë, duke përjashtuar mundësinë e shugurimit meshtarak, mbyllur përgjithmonë nga Papa Gjon Pali II, Ati i Shenjtë Françesku tha: “Një Kishë pa gratë, është si kolegji apostolik pa Marinë. Roli i grave është ikonë e Virgjërës, e Zojës së Bekuar. E Zoja është më e rëndësishme se Apostujt. Kisha është femërore, sepse nuse e nënë… Nuk e kemi bërë ende teologjinë e gruas. Duhet bërë… Por duhet të kujtojmë se Maria është më e rëndësishme se apostujt ipeshkvij, e kështu gruaja në Kishë ka më shumë rëndësi se ipeshkvijtë e se meshtarët”.
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 08:15:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015