Kjo eshte Libraria e Pare Falas per Femijet. Kjo Librari eshte per - TopicsExpress



          

Kjo eshte Libraria e Pare Falas per Femijet. Kjo Librari eshte per te gjithe dhe mund te perdoret ne kete menyre; Libraritë e Vogla Falas për Fëmijë, janë një mundësi për të ndarë librat e fëmijëe me njëri-tjetrin. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar libra dhe duke e mbajtur përherë këtë librari plot me libra fëmijësh! E kujt është kjo librari? I përket çdokujt… qytetarëve, familjarëve, shokëve, fëmijëve dhe njerëzve që s’e dinë akoma. Çdo kush mund ta përdori këtë librari. Kjo është arsyeja pse ne po kujdesemi për të dhe duam që këto librari të shtohen në tërë qytetin. Merr një libër: nëse shikon një libër që të pëlqen ta lexosh, merre. Në brendësi të librit do të shohësh dhe kush e ka dhuruar. Ndaje me të tjerë: Librat janë për fëmijët dhe ata mund ti ndajnë me njëri-tjetrin, por në fund kthejani librarisë së vogël. Dhuro Libra: Bëhu një mbështetës i librarive të vogla falas për fëmijë, duke dhuruar libra të fëmijërisë tënde. Ky gjest i juaj do të gëzojë shumë e shumë fëmijë të tjerë. Ju faleminderit që u bëtë pjesë e librarive të vogla falas!
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 13:03:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015