Koksartroza Është lokalizimi i procesit artrozik në - TopicsExpress



          

Koksartroza Është lokalizimi i procesit artrozik në artikulacionin koksofemoral. Përfaqëson rreth 90% të të gjitha koksopative, dhe godet më shpesh femrat. Ndahet në dy grupe të mëdha: Koksartrozë primare dhe sekondare. Në formën primare shpesh vihet re një evolucion degjenerativ i të dy komponentëve artikularë e induktuar nga faktorë rëndues që në shumicën e rasteve lidhen me moshën e avancuar. Forma sekondare shpesh i dedikohet disekuilibrave funksionalë kockorë dhe/ose mekanikë. Ndër shkaqet kujtojmë: moshën, si një faktor predispozues, disa sëmundje të trashëguara të tilla si displasia zhvillimore koksofemorale (që nganjëherë, për fat të keq, çon në protezime edhe në mosha të reja), mbipeshën, sepse kjo shkakton mbingarkesë funksionale, diabetin e sheqerit dhe përdorimin e përsëritur të kortizonikëve. Ndër faktorët lokalë vlen të kujtojmë faktorët traumatikë (luksacione, fraktura), faktorë inflamatorë dhe infektivë, si dhe mikrotrauma që lidhen me profesionin. kokso femorali kellku koksartroza Simptomat: Konsistojnë në dhimbje gjatë ecjes, kufizim progresiv të lëvizjeve të artikulacionit në të gjithë planet, ngurtësim artikular dhe hipotrofi muskulare. Dhimbja shpesh referohet në zonën e përparme ose anësore të ijes dhe në vithe. Në fazat e hershme dhimbja mund të jëtë e referuar edhe në gjurin e të njëjtës anë. Dhimbja në ecje, është simptoma kryesore në koksartrozë; pacientët raportojnë se dhimbja acarohet në sforcim dhe qetësohet në pushim. Klasik është një lloj "ngurtësimi mëngjezor" që ka tendencë për tu përmirësuar gjatë gjithë ditës. Pacientët raportojnë një vështirësi të madhe për të veshur çorapet, një shenjë klasike e rigiditetit artikular. Diagnoza: Vendoset nëpërmjet egzaminit klinik, ku mjeku vlerëson shkallën e lëvizjeve të artikulacionit koksofemoral, dhe konfirmohet me anë të radiografisë. Radiografitë duhet të kryhen me ngarkesë (në këmbë), dhe në dy projeksione (anteroposterior dhe aksial). Ndonjëherë mund të jetë e dobishme një tomografi aksiale e kompiuterizuar (CT-Skaner). kokso femorali kellku koksartroza Terapia: Mund të jetë konservative në fazat e para ku këshillohen medikamente, seanca fizioterapeutike dhe gjimnastikë pa ngarkesë (not, bicikletë). Me rëndimin e simptomave mund të aplikohen injeksione me preparate të acidit hyaluronik me efekte lubrifikimi lokal të cilat janë teknikisht të vështira për tu realizuar dhe këshillohet të aplikohen nën udhëheqje ekografike. Në fazat e avancuara, bëhet i domosdoshëm operacioni i cili konsiston në zëvendësimin e artikuacionit me komponente artificiale të quajtura artroproteza (shih kapitullin përkatës). Nëse pacienti është mbipeshë, këshillohet të dobësohet. ortopediaitaliane/koksartrosa.htm
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 09:05:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015