Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për - TopicsExpress



          

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për pushimin e hetimit të çështjes për qarkun e Shkodrës. Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PS-së Koli Bele theksoi se tashmë që KQZ-ja ka mbaruar me rinumërimin e votave të Shkodrës ankesa e PS-së nuk do të jetë më për tabelat por për procedurën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. “Iu drejtuam kolegjit, pasi KQZ mori vendim të kundraligjshëm si për qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Një nga arsyetimet ishte edhe vonesa në daljen e rezultatit përfundimtar. Nuk ia vlente ta vazhdonim si këtë çështje, se ne si PS s’kemi pasur probleme me hapjn e kutive” tha Bele. Gjithashtu Bele u shpreh se në ankimimin e ri në Kolegjin Zgjedhor, Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor në qarkun e Lezhës. Ndërkohë Kolegji pritet që sot në orën 16:00 të japë vendimin në lidhje me provat e paraqitura nga LSI për Kukësin. Dy ditë më parë kolegji pranoi provë materiale filmike dhe vendosi që akti i ekspertimit të bëhet nga dy ekspertë të caktuar nga 2 forcat politike të interesuara, LSI dhe PD. LSI caktoi Ardian Pollon ndërsa Partia Demokratike Zamir Hoxha. Sipas përfaqësuesve të LSI, Ilirjan Muho dhe Spartak Braho, në 15 Qendra Votimi në rrethin e Tropojës ka mospërputhshmëri të rezultatit final, të tabelës përmbledhëse të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pamjeve filmike. Po sipas përfaqësuesve të LSI-së, bëhet fjalë për një total prej 155 votash, të cilat sipas tyre janë manipuluar, duke shkuar në favor të koalicionit të djathtë
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 12:45:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015