"Kombinat", historia e lagjes periferike te Tiranes 12 Pri 12 - TopicsExpress



          

"Kombinat", historia e lagjes periferike te Tiranes 12 Pri 12 Dikur ishte “lulja” e industrisë shqiptare, pasi aty gjendeshin firmat më të mëdha të kryeqytetit shqiptar. Pastaj u shndërrua në një periferi, të degraduar e të harruar nga institucionet Burimi: ikub.al Autori: Balcanicaucaso Pyetja e parë që mund të vijë në mendje, teksa sheh një libër mbi lagjen e Kombinatit të Tiranës, është kjo: “Ç’lidhje ka një profesor italian me një lagje periferike të kryeqytetit shqiptar?”. Faktikisht, volumi i sapopublikuar me titullin “Kombinat” mban emrin e studiuesit Luigi Za. Por pyetja, mesa duket, është e drejtuar keq. Duhet të formulohej kështu: “Si është e mundur që një lagje periferike e Tiranës, ka tërhequr vëmendjen e një studiuesi italian?”. Përgjigjia mund të vërehet pjesërisht në nëntitujt e volumit: “Historia dhe jetë e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”. Pra, Kombinati vjen në cilësinë e simbolit të Tiranës dhe ndoshta të të gjithë Shqipërisë, nga industrializmi i viteve ’50 deri në ditët tona. Nuk ka dyshim, libri përmban një vështrim të pazakontë. Madje edhe kundërshtues, nëse mendohet për ata turistë të zakonshëm dhe njohësit e Shqipërisë moderne, që ndalen në qendrën e qytetit, në restorantet moderne, nëpër baret me vitrina, në hotelet luksozë dhe kënaqen me suvenirë të lodhur. “Kombinat” shkon më tej, në cepat e historisë dhe të jetës së përditshme shqiptare të dekadave të fundit, për të eksploruar atë që nuk e tregon asnjë raport ndërkombëtar, apo që nuk bëhet e ditur nga asnjë gazetë. Por Kombinati, si histori e simbol, mund të jetë edhe një çelës leximi i historisë së fundit të Shqipërisë, të popullit apo dëshirave të saj. Ashtu siç shoqëria aktuale shqiptare rezulton më e kuptueshme, pasi ka studiuar njerëzit e Kombinatit. Libri ofron një vizion 360° të jetës së lagjes së Kombinatit. Nën lenten analitike përfundojnë mijëra probleme të kësaj zone: situata socio-ekonomike, territori, shkollimi, kontrolli social, siguria, roli i gruas, i të rinjve, emigracionet, familja, vlera e komunitetit, apo shërbimet sociale. Nuk mungon natyrisht as dimensioni historik, duke nisur nga lindja e lagjes dhe e kompleksit industrial, për të përfunduar me krizën e viteve ’90 dhe situatën aktuale. Nga këndvështrimi kulturor, ky volum tenton të rrëmbejë vëmendjen nga vështrimi centripetik dhe egocentrik që predominon sot në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Libri “Kombinat, Historia e Jetës së përditshme e një lagjeje simbol në Tiranë”, është interesant për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët, jo vetëm për kombinatësit, të cilëve u dedikohet një libër për herë të parë: “Por të gjithë kombinatësve, të djeshëm e të sotshëm”, shkruhet në dedikimin e autorit, që tradhton respektin dhe dashurinë.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 01:40:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015