Kompania "ATARE" shpk, me seli ne Magjistralen Prishtine - Shkup - TopicsExpress



          

Kompania "ATARE" shpk, me seli ne Magjistralen Prishtine - Shkup (perballe Santepharm) kerkon te punesoj: AGJENT TE SHITJES - KOMERCIALIST PËRGJEGJËSITË E POZITËS Kontakti me klientë, marrja e porosive, monitorimi i konkurrencës, dhe pranim-dorëzimi i parave. DETYRAT THEMELORE 1. Shërben klientët ekzistues, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke përcjellur dhe respektuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg. 2. Fokuson shitjen në bazë të studimit të tregut ekzistues si dhe potencialit të tij në të ardhmen. 3. Rritë asortimentin e prodhimeve që iu shet klientëve të vet. 4. Përkujdeset për cmimet e propozuara të produkteve tek klientët. 5. Bën merchandising aktiv në vendet shitëse. 6. U komunikon të gjithë klientëve të vet aktivitetet promocionale. 7. Me kohë të vendosë prodhimet e reja, poashtu edhe prezentimin e çmimeve promovuese tek gjithë klientët e vet. 8. Gjithmonë mban menaxhmentin të informuar me anë të raporteve të veprimtarive dhe aktiviteteve, si raportet ditore të vizitave, planifikimet javore, analiza territori mujore dhe vjetore. 9. Monitoron konkurrencën me anë të mbledhjes së informatave nga tregu si çmimet, produktet, lansimi i produkteve të reja, orarin e dërgesave të mallit, teknikave të merchanidisng e të ngjashme. 10. Zgjidh problemet, kundërshtimet dhe vërejtjet e klientit duke i analizuar mire ato, përgatitë raporte dhe këshillon menaxhmentin për veprimet që duhet marrë. 11. Prezanton histori të territorit, shitjes dhe monitorimin e konkurrencës përmes të të dhënave të mbledhura paraprakisht. 12. Kontribuon në punë ekipore për arritjen e caqeve dhe rezultateve të ndryshme. PERVOJA - Pervoja e mehershme ne shitje ambulantive eshte e domosdoshme (minimum 2 vite) - Njohja e terrenit e obligueshme. Shkollimi: Shkollimi i larte ose i mesem Patent Shoferi - Kategorite: “B” / “ C” Aplikantet te cilet nuk permbushin kriteret e lartecekura nuk do te konsiderohen !!! Per te aplikuar, ju lutemi dergoni nje CV ne: [email protected] ose personalisht ne zyrat e kompanise. Afati i fundit per aplikim eshte: 04.10.2013
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:13:06 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015