Komuna e Shpenzimeve të Luksit Qytetare mendoni se si duhet te - TopicsExpress



          

Komuna e Shpenzimeve të Luksit Qytetare mendoni se si duhet te votoni sepse me vote po e vrasim vetveten. Komuna e Fushë-Kosovës, për një vit, ka shpenzuar 10 150 € për kafe turke në bufenë, ku pa pagesë shërbehen disa nga zyrtarët e lartë. Për ushqim janë shpenzuar edhe 6 500 €. Ndersa janë shpenzuar 8 524 € për qebapë dhe sallata, nuk dihet për çfarë rasti. Për telefonata, kjo komunë ka harxhuar 28 801 €; shumë prej tyre gjatë pushimeve verore. E për mëditje dhe reprezentacion janë shpenzuar 26 552 €. Problemet në Komunën e Fushë-Kosovës Fushë-Kosova, ka mungesë të vendeve të gjelbëruara, zbehet nga praktika e gjerë e nepotizmit, cilësia e dobët e punimeve gjatë investimeve publike, çakordimi i kritereve në investimet private, mosmirëmbajtja e duhur e hapësirave publike, dëmtimi i gjerë i investimeve dhe aseteve publike, mungesa e ujit dhe cilesia e dobet e tij, mungesa e parkingjeve për vetura, mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve dhe kontaminimi i tyre nga kanalizimet, mungesa e hapësirave të gjelbëruara dhe ndotja e madhe e ajrit, keto jane problem prej pas luftes dhe menaxhmenti i Komunes i jep te drejte vetes te beje shpenzime luksoze, keto problem vlerësohen të jenë problemet madhore me të cilat edhe sot ballafaqohen qytetarët e kësaj komune. Kontaminimi i rrjedhjes së lumenjve nga derdhja e kanalizimeve dhe hedhja e mbeturinave paraqet problem tjetër për qytetarët. Territorin e Fushë-Kosovës e përshkojnë lumenjtë Sitnica dhe Prishtevka. Kundërmimi i erërave dhe përhapja e insekteve nga këta lumenj vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve, Shpenzimet luksoze gjatë periudhës janar - dhjetor 2011, nga buxheti janë shpenzuar 10 150 euro në bufenë e komunës për kafe turke, makiato dhe çaj. “Pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve është bërë për kafe turke. Shërbimet e bufesë që mbulohen nga paratë e buxhetit vlejnë vetëm për zyrtarët e lartë të një institucioni, te rasti i komunave mund të hyjnë kryetari, nënkryetari, kryesuesi i Kuvendit, drejtorët e Drejtorive dhe eventualisht shefat e zyrave si shefi i prokurimit dhe shefi i zyrës së auditimit”, Komuna ka qenë “dorëshlirë” edhe me rastin e festave të Shtatë dhe Tetë Marsit (Ditës se Mësuesit dhe Ditës së Gruas), kur ka shpenzuar për ushqim dhe pije rrafsh 1 999 euro. Kurse më datën 12 dhjetor 2011, Komuna ka shpenzuar 8 524 euro për qebapë dhe sallata. Në përshkrimin e shpenzimit nuk ceket arsyeja e shpenzimeve, por mund të supozohet se këto shpenzime janë bërë për të përmbyllur vitin kalendarik. Për telefona mobilë dhe fiks, Komuna e Fushë-Kosovës gjatë vitit 2011 ka shpenzuar gjithsej 28 801 euro, kemi vënë re se shumat treshifrore të shpenzimeve për telefona janë bërë gjatë verës, muajve korrik dhe gusht. “Kjo potencialisht rezulton me mundësinë që shpenzimet janë bërë për shfrytëzimin e romingut jashtë Kosovës, gjatë pushimeve verore”. Po më 2011, nga buxheti komunal janë shpenzuar 3 200 euro për blerjen e telefonave mobilë. Për mëditje, kryesisht jashtë vendit, ku hyjnë edhe shpenzimet e reprezentacionit, në vitin 2011 janë shpenzuar 26 552 euro. Komuna e Fushë-Kosovës nuk ka kursyer as për karburante. Më 2011, janë shpenzuar 134 mijë e 103 euro për karburante për vetura, naftë për gjeneratorë dhe ngrohje qendrore. Kjo shumë vlerësohet mjaft e lartë, kur kihet parasysh territori i vogël i komunës. Tani qytetare mendoni se si duhet te votoni sepse me vote po e vrasim vetveten.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 19:39:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015