Komunikatë për media Në UBT filloi viti i ri akademik 2013/ - TopicsExpress



          

Komunikatë për media Në UBT filloi viti i ri akademik 2013/ 2014 Solemnisht nisi viti i ri akademik në UBT Prishtinë, 14 tetor 2013- Në UBT, me një ceremoni solemne madhështore për studentët e nivelit bachelore, të hënën është hapur viti i ri akademik 2013/ 2014. Ceremonia u hap me Himnit kombëtare dhe atë të Republikës së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe dekanët e njësive akademike, profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët e tyre. Presidenti i UBT-se, prof. dr. Edmond Hajrizi, u ka dëshiruar mirëseardhje studenteve të rinj në botën akademike universitare, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij. Me këtë rast presidenti i UBT-së, z. Hajrizi i ka prezantuar të arriturat dhe planet për të ardhmen e UBT-së, duke e cekur ngritjen e UBT-së në të gjitha sektorët e veçanërisht atë të cilësisë në studime dhe krijimin e kushteve brenda UBT-së. Presidenti Hajrizi, ka përkujtuar se ky është viti i dymbëdhjetë që UBT organizon një ceremoni të tillë për fillimin e vitit të ri akademik. Ai tha se në këtë vit të ri akademik 2013/2014 në UBT , janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj dhe krahasuar me vitin e kaluar, dhe me ta do punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të fushave të përzgjedhura, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter, laboratorët në të dyja objekte si në Prishtinë dhe në Kampusin e ri universitar , me modernin ne vend dhe më gjerë etj. Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, u theksuan edhe akreditimi i programeve të reja ai për Ndërtimtari, Shkenca Politike dhe Media e Komunikim, po ashtu marrëveshjet e bashkëpunimit me universitete më prestigjioze në botë dhe Evropë, dhe lëvizjen e studentëve në këto universitete për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme dhe njohja e diplomave ndërkombëtarisht, dhe bashkëpunimin me kompanitë më të rëndësishme në vend dhe më gjerë , që studentëve do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike dhe punësimit të mëtutjeshëm. “Cilësia në UBT mbete mbi të gjitha, programet tona të studimeve janë në përputhje të plotë dhe të gjitha standarde evropian dhe amerikane që i shohin në akreditim dhe sistemi i menaxhimit të UBT-së”, tha z. Hajrizi. Një fjalë rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dherezultatet e arritura në UBT, mbajti edhe Drejtori për Çështje Akademike, prof. dr. Ibrahim Krasniqi dhe Dekanët e të gjitha Fakulteteve përkatëse në UBT. Kurse sipas Alumnit të UB-së, Armend Merovci, me mbarimin e studimet themelore në këtë institucion universitar është punësuar në kompani më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, edhe ky si koleget tjerë, në saje të UBT-së, ka vazhduar studimet jashtë vendit në Londër të Anglisë, i cili pas përfundimit të këtyre studimeve është kthyer nw Kosovë, dhe menjëherë ka filluar punën si staf akademik në UBT, po ashtu në institucione publike dhe privatë në vend. „Nga përvoja ime, dhe kushtet e ofruara në UBT, më kanë ndihmuar shumë në jetën profesionale në zbatimin e njohurive në praktikë. Kushtet e ofruara nga UBT-ja nuk lëjnë vend për humbje përpjekjesh në gjëra dytësore, por vetëm përqendrim në studime. Mbetet që ju të punoni, në mënyrë që të sigurohet suksesi profesional pas studimeve“, tha Kushtim Dragusha, Alumini i UBT-së, të cilit pas përfundimeve të dy palë studimeve në UBT është punësuar në punë menaxheriale në njëra nga banka vendore, staf akademik në UBT , dhe UBT ia ka mundëson që të pranohet dhe të vazhdon më bursë të plotë studime e doktoratës në Universitetin Gjovik në Norvegji. Në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me nga një fjalë u paraqitën edhe disa studentë të dalluar të UBT-së, dhe studentë të rini, ku suksesi i tyre ka nisë në UBT dhe po lulëzon ditë e më shumë. Në emër të familjarëve Adnan Merovci, gjatë fjalimit të tij falënderoj Presidentin e UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizin, menaxhentin dhe stafin akademik të UBT-së, për punën e tyre të palodhshme në nivelin akademik, shkencorë e profesional. “Në UBT më studiojnë katër fëmijë e mij, dy djemtë të cilët kanë mbaruar studimet themelore dhe janë nw vazhdim të masterit, gjithashtu janë të punësuar në kompani më të suksesshme në vend, dhe dy vajzat të cilat po fillojnë që sot. Siç po shihet, studimet në UBT-së kanë një qëllim, e kjo është që çdo studentë të jetë i përgatitur për tregun e punës”. Fotot e ceremonisë i realizoi Shpat Graiqevci, studentë në UBT.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 14:55:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015