Konflikti mes profesorëve, Thereska: Sulçebe tentoi të më - TopicsExpress



          

Konflikti mes profesorëve, Thereska: Sulçebe tentoi të më qëllonte Thereska: Dorëheqjen do ta jepja që përpara 3 muajsh. Mbledhja devijoi për interesa të një grupi profesorësh. Profesor Nestor Thereska i qëndron deri në fund qëndrimit të tij, se ajo që ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Profesorëve ishte tërësisht e ligjshme, ndërsa e quan të paprecedentë mënyrën si u zhvillua ajo për nga tonet dhe gjuha e përdorur. Përfundimi i mandatit tuaj duket se u bë shkas për debate të forta në mbledhjen e fundit të Këshillit të Profesorëve. A mund të na thoni përse e gjithë kjo zhurmë? Është e vërtetë që mbledhja e fundit e Këshillit të Profesorëve mori një rrjedhë tjetër nga ajo për të cilën ne ishim mbledhur, duke u kthyer në të paprecedent për nga tonet dhe gjuha e përdorur, madje edhe kanosjet. Gjithçka nisi në lidhje me mandatin tim, i cili ka përfunduar, është e vërtetë. Por me lejoni t’ju shpjegoj se unë kam qenë i gatshëm të jap dorëheqjen që në muajin shkurt, por pasi jam konsultuar me kolegë dhe juristë më këshilluan që nuk ishte momenti, së pari sepse sa ishte krijuar Universiteti i ri i Mjekësisë, dhe së dyti, sepse ishim në mes të vitit akademik. Profesor Thereska, a nuk mund të binin dakord profesorët që ta bënin mbledhjen një ditë tjetër dhe zgjedhjet të zhvilloheshin pa kundërshti? Propozimi ishte i atypëratyshëm, pasi unë thashë se do jap dorëheqjen menjëherë pas reagimit të disa prej profesorëve (nuk dua të ndalem në emra të përveçëm), ky reagim ishte jashtë çdo lloj etike. Po mbledhja mund të zhvillohej edhe një ditë tjetër, por edhe në këtë rast nuk ka asgjë të paligjshme, sepse statuti nuk përcakton që duhet me patjetër të jenë dy kandidatë, e rëndësishme është që në mbledhje të ishin 2/3 e anëtarëve. Ne ishim 44 pedagogë, nga të cilët kandidatja që u propozua mori 32 vota pro, 2 abstenime dhe 10 kundër. A është ky konflikt pasojë e grupimeve mes radhëve tuaja? Mendoj se është një numër i vogël profesorësh, 4-5, të cilët lobojnë për ambicie personale. Kjo ka ndodhur edhe kur në krye të Këshillit nuk isha unë. Ishin një grup profesorësh bashkë me dekanin e asaj kohe që nuk e pëlqyen zgjedhjen e Mentor Petrelës në krye të Këshillit të Profesorëve. Lufta në atë kohë u bë barbare, sepse ky grup lakmonte pozicionin përkatës. Ndërkohë që edhe kur u zgjodha unë në krye të Këshillit, u larguan 5 apo 6 profesorë nga mbledhja. Mendoj se është i njëjti grup i cili krijoi atë situatë në mbledhje. Nga informacioni që ne kemi, prej disa kohësh në mbledhjet e Këshillit të Profesorëve ka diku shumë mllef, diku shumë heshtje dhe për të tjerë profesorë një qëndrim kundërshtues me braktisje të këtyre mbledhjeve. Si e komentoni ju këtë? A është i hijshëm ky konflikt kur ndërkohë flasim për atë që duhet të jetë elita e shoqërisë? Në dijeninë time nuk ka pasur debate në mbledhjet e mëparshme. Konstatimi juaj është i drejtë, por unë nuk mund të jap përgjigje për qëndrimin e 66 profesorëve. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë që them dhe bëj prej më shumë se 40 vjetësh në këtë profesion
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 19:13:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015