Konkursi i bukurisë “Miss Bota” për femrat me shami! Të - TopicsExpress



          

Konkursi i bukurisë “Miss Bota” për femrat me shami! Të bukura, me vetulla të hequra e të vizatuara, me shamia të zbukuruara, me grimë disa kilogramësh nëpër fytyra, të lyera me buzëkuq më të kuq se gjaku, si trup i gjallë e përplotë prush defilojnë për t’ia parë të tjerët bukurinë e rrobave sigurisht që jo, por bukurinë e trupit të pikturuar me ngjyrë rrobash. Kjo sjelljeje është e kundërta e kuptimit të mbulesës islame Nëse bën ndonjë vepër të shëmtuar në emër të ndonjë joshje a komercializmi, siç bëjnë rëndom miset tjera lakuriqe, nuk është gjithaq tragjike sa defilimi dhe pritja e përzgjedhjes për më të bukurën që bëhet në emër të islamit, mbase edhe për hir të fesë islame, duke e futur kështu traditë të fesë së pastër islame këtë ves të fëlliqur, thuajse paskemi hequr të zitë e ullirit deri më tani. Më mirë një milionë të humbura në emër të ideologjive të tjera, sesa vetëm një femër e humbur në emër të islamit! Unë këtë koment do ta kisha mbyllur me një thënie të Muhamedit alejhi selam i cili thotë: “Do t’i ndiqni traditat e atyre që kanë qenë para jush (çifutëve dhe të krishterëve) pëllëmbë pas pëllëmbe e kut pas kuti, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucit, edhe ju do t’i pasoni hapat e tyre”! Iljasa SALIHU
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 07:48:00 +0000

Trending Topics




© 2015