Kryeministri Z.Sali Berisha deklaron se pavaresisht se - TopicsExpress



          

Kryeministri Z.Sali Berisha deklaron se pavaresisht se percaktohet ne rregulloren e Kuvendit, ai si deputeti me i vjeter nuk do te pranoje te hape punimet e legjislatures se re ne shtator. Pyetje: Si i komentoni qëndrimet e Olldashit dhe cili duhet të jetë roli i tij në vazhdim? Berisha: Dua t’ju rrëfej dy sekrete. Së pari njëra është jo për ju por për anëtarët e Partisë Demopkratike. Jo dje, por pardje u kam kërkuar të dy kandidatëve që listat janë këto, të përgatitura në tërësinë e tyre nga strukturat e Partisë Demokratike, por natyrisht kur ndodh një fenomen i papritur siç ishte dorëheqja ime, nuk mund të pretendonim të kishim regjistrin më të përsosur. Dhe midis asaj që Partia Demokratike duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe asaj tjetrës që të ndërmerrej një proces i zgjatur burokratik për listat që do të shkonte në infinit, unë zgjodha të parin. Dhe faktikisht 41 mijë votues, u faktua që kisha të drejtë dhe opsionin që zgjodha. Nuk e prisja të ishin kaq, ishte një pjesëmarrje e jashtëzkonshme për afatin. Por, të jem i hapur, një ditë para u kërkova të dyve, të vendosim një fletore anash dhe ti lejojmë të votojnë, të gjithë ata që kanë dokumentin e partisë. Nuk arrita ti bind dhe unë pranova, dhe sigurisht nuk isha unë në garë, ishin ata në garë. E dyta, ditët e para të garës u kam çuar një sms të dyve, konfidenciale por tani e zbuloj. Të dashur miq, kjo garë nuk është garë midis aksionerëve dhe s’mund të jetë kurrë. Kjo garë, është garë në kulturën e Partisë Demokratike, ai që fiton, fiton dhe do e mbështesim me të gjithë potencialin, ai që nuk fiton, do të mbështesë fituesin dhe do të pranojë humbjen. Unë shpresoj se këtë kisha të drejtë, shumë të drejtë. Përndryshe gara nuk do të ishte e vërtetë, përndryshe demokratët do të ndjeheshin në një farë mënyrë jo të përfillur në shkallën e duhur. Bëjnë garë, bëjnë garë, hyjnë në garë për të fituar. Fitova, do respektohem, nuk fitova do të di të respektoj atë që fitoi. I falënderoj të dy se nuk ka më asnjë feedback negativ prej tyre për këtë kërkesë të cilën si kryetar në detyrë unë ua paraqita atyre. Cili është roli i z. Olldashi dhe secilit prej tyre, është shumë i madh. Z. Olldashi është deputet i Partisë Demokratike dhe çdo deputet i Partisë Demokratike ka një rol shumë të madh në Parlamentin shqiptar. Beteja e fillimit të ri kërkon një mbështetje të fuqishme, një opozitë ndër më të fuqishmet në Parlamentin shqiptar dhe unë kam bindjen se çdo deputet do të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Cili do të jetë lidershipi i ri? Nqse do të bëhej me delegatë dhe mund të bëhej në një formë më të gjerë delegimi se Kuvendi, secili nga zotërinjtë do të paraqitej para trupës elektorale me ekipin e vetë. Kjo është tradita e partive të qendrës së djathtë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, me nën Kryetar. Por ishte e pamundur për ta bërë me të gjithë anëtarësinë. Kryetari ka marrë një mandat plebishitar, por partia ka të gjitha mekanizmat e veta për rolin e çdo njeriu. Për rolin e Kryesisë, për rolin e Këshillit Kombëtar, për rolin e Kuvendit, për rolin e anëtarëve dhe me rradhë. Për propozimet, pa dyshim që kryetari ka peshën e vetë specifike, por në përputhje me Statutin, ai emëron vetëm dy vetë, emeron Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, emëron zëdhënësin e partisë. Të tjerët kalojnë në sitën, në shqyrtimin e forumeve të Partisë. Prandaj, do të jetë Këshilli Kombëtar, do të jetë Kuvendi, Kryesia, pra unë jam i bindur se ata do të fuksionojnë më mirë se sa në kohën e kryetarit para tij. Nuk mund të them që s’kam bërë gabime, kështu që do kenë një hapësirë më të madhe. Pyetje: Në krye të PD-së është z. Basha por z. Basha mban edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka qenë një post që ka shërbyer për argument dhe për akuza politike nga ana e Partisë Demokratike për rivalin tuaj, z.Rama. A mendoni që kjo histori po përsëritet nga Partia Demokratike? Berisha: Ka qenë një kohë kur z.Rama, kryetari i Bashkisë, mbushte Bulevardin me plehra në protestë dhe z. Basha s’do e bëjë kurrë këtë. Ka qenë një kohë kur z.Rama trefishonte personelin e Bashkisë kur ne i trefishonim fondet, por z.Basha nuk mund ta bëjë këtë. Ka qenë një kohë kur 80 përqind e tenderave i fitonte Koçua, z.Basha nuk mund ta bëjë këtë, ka qenë një kohë kur 80 përqind e lejeve të ndërtimit merreshin nga Shkreli dhe Eftimi, z.Basha po i shndërron në automat praktikën e dhënies së tyre. Pra janë rrethana krejt të pakrahasueshme. Unë kur jam zgjedhur për herë të parë Kryetar kam marrë 75 përqind të votave të delegatëve të Kuvendit dhe i jam shumë mirënjohës miqve të mi, të ndjerit Azem Hajdari dhe Neritan Ceka që kanë dhënë kontribut. Pyetje: Z.Olldashi tha dje se kishte disa kritika për mënyrën se si u zhvillua procesi, së pari tek identifikimi i votës, pra ajo s’ishte e fshehtë, me numrin e serisë së fletëve të votimit, për të arritur tek lista që ju e përmendët dhe e treta, ai përmendi kanidatë rivalë, në numrin shumës në zgjedhje. A ishit ju një nga kandidatët e fshehur në këtë garë për Partinë Demokratike, si një mbështetës i z.Basha, në ndonjë formë që ne nuk e njohim? Berisha: Lidhur me komentet e z.Olldashi, ju duhet të pyesni z.Olldashi. Ajo çka unë mund t’ju them ju, ky është një votim i fshehtë dhe nuk ka qoftë edhe një anëtar të vetëm të Partisë Demokratike që të vënë në diskutim fshehtësinë e votimit. Ky votim është zhvilluar në përputhje të plotë me rregullat e votimit të fshehtë. Çdo fletë votimi ka një numër që vendoset aty për tu verifikuar, sepse numri është i domosdoshëm për t’u ditur se janë fletët reale apo janë të tjera. Kjo është. Gara ka qenë një garë e shkëlqyer. Ka qenë një garë që nuk ka njohur Shqipëria ndonjëherë garë të tillë dhe ju gazetarë jeni dëshmitarët më të shkëlqyer të kësaj gare, më shumë se unë. Unë garën e kam ndjekur kryesisht, absolutisht nëpërmjet jush. Nuk kam dëgjuar qoftë dhe një rast të vetëm problemesh me garën, ndaj edhe një herë përgëzoj të gjithë ata që dje votuan, ata të cilët kishin ndërmend të votonin por për arsye të ndryshme nuk hodhën dot votën, përgëzoj të gjitha strukturat të cilët pa përkushtimin e tyre, kjo garë nuk mund të organizohej. Pyetje: Sa të vështirë do ta ketë Partia Demokratike opozitën në Parlament pa kryetarin e saj atje? Berisha: Në të gjithë traditën e Partisë Demokratike, kryetari i partisë nuk ka qenë kurrë kryetari i Grupit Parlamentar. Asnjëherë. Jo. Kjo është e vërteta. Që në vitin ’91, ne kurrë s’kemi patur kryetarin e partisë, kryetar të Grupit Parlamentar. Pse? Është kristalizuar kjo praktikë. Dhe unë nuk mendoj që nqse z. Basha do të ishte në Parlament, do të ishte kryetar i Grupit Parlamentar. Në tërësi qëndron, por ama edhe pse krijon hapësira të ndryshme, ne nuk kemi patur ndonjë problem me këtë standard të shkëlqyer që kemi vendosur. Pyetje: Mendoni që z. Basha do ta ketë të vështirë të jetë kryetari real i Partisë Demokratike nën peshën e hijes suaj? Berisha: Po të garantoj unë Elona, se si duhet ta kuptosh ti Sali Berishën dhe të tjerët. Shokët e mi që më kanë njohur mua në shkollë të mesme, e dinë që unë isha një nxënës që merresha me veten time 18 orë, marrja me veten time ishte leximi. Ata që më kanë njohur në shkollën e lartë e njëjta gjë, ata që më kanë njohur mua mjek e njëjta gjë. Një njeri që e filloja një punë në 1 të natës për ta sosur në 2 të natës, me regjim. Asnjëherë detyrat nuk më kanë bërë të jem tjetër, kurrë, jua them hapur këtë. Në çdo detyrë që kam qenë, kam mbetur ai që kam qenë. Një njeri që punon. Kështu që e vetmja gjë që kush s’duhet të ketë, asnjë prokupim se çfarë do të bëjë ky njeri këto kohë që vijnë. Do të zhvillojë një betejë të gjithanshme, të fuqishme këtij pushteti që doli nga krimi, dhe ju doli dëshmitar. Do të zhvilloj një betejë të gjithanshme dhe të fuqishme këtij pushteti që bllokon numërimin e votave, pasi është faktuar se ka në shpinë thesin me vota të vjedhura. Unë me ushtrinë e madhe të demokratëve do të eci përpara. I bindur që unë kam dhënë dorëheqjen në mënyrën më të vendosur dhe atë vendim gjatë 21 viteve s’e kam vënë kurrë në diskutim dhe kam s’shprehur kurrë keqardhje për të. Dhe pa asnjë sekondë nuk kam shprehur keqardhje nga dita që e kam shpallur publikisht. Pyetje: Po citoj një pjesë të deklaratës suaj, procesi i Partisë Demokratike do të jetë një analizë e thellë, çfarë nënkuptoni ju me këtë. Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Rezultati është multifaktorial, por Partia Demokratike është në detyrimin e saj qytetar, parimor, të analizojë këtë rezultat, por ta analizojë me objektivitet. Vetëm zgjedh konkluzione. Konkluzioni do të jetë rezultati i kësaj analize. Por kësaj rradhe, mendoj unë, është në tragetin e Kryetarit të ri, të udhëheqë procesin e analizës për të zjerrë mësimet me të mira në mënyrë që ato të mos përsëriten. Vendimtar është të kuptohet – Fillimi i ri! Nqse kuptohet fillimi i ri si një postim i këtij apo atij, si një përgjegjësi e secilit për atë që ka dhe interesi më i mirë është që mbi bazën e këtyre përgjegjësive të marrin vendime. Ne mbetemi demokratë, ne mbetemi të vendosur në këtë betejë për të ecur drejt fitores. Por nqse ne ecim pa bërë këtë analizë, ne do të ecim drejt një horizonti që është bërë prapë numerike. Kjo është e vërteta. Pyetje: Më bëri përshtypje tek fjalimi juaj ajo pjesa që thatë do të ketë një hapje dhe një afrim të atij brezi që ka lindur pas viteve ’80, a mos nënkuptoni me këtë pjesë, ristrukturim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike me emra të rinj? Çfarë do të bëhet me emrat e vjetër dhe të njohur të Partisë Demokratike? Berisha: Së pari, Partia Demokratike për definicion është parti e të rinjve. Është themeluar nga të rinjtë, të gjitha betejat i ka fituar me të rinjtë. Së dyti, duhet të them këtu, ata të cilët patën fatin të formohen dhe të rriten në liri, në mënyrën më të padiskutueshme, do të më falin të gjithë miqtë e mi, që unë jam njëri prej tyre, ata kanë një raport tjetër me të vërtetën. Dhe ky raport është themelor për njeriun e qytetëruar. Është përpjekja jonë e madhe në vitet ’90 për të gjetur të vërtetën që na nxorri në rrugë dhe morëm të gjithë rrisqet. Por gjenerata e lirisë e ka këtë raport më të përafërt me të vërtetën. Kjo gjeneratë është fatmirësisht, gjeneratë idealiste. Do t’ju jap një mesazh të një të riu i cili më shkruan: Unë, thotë, jam i majtë, por në vitin 2007 unë ika nga ky vend, me bindjen se këtu nuk kam asnjë prespektivë. Me bindjen se këtu nuk mund të ndërtoj. Në vitin 2011, më thotë ky i ri, u ktheva në Shqipëri dhe u befasova, gjeta një vend tjetër. Dhe unë, thotë, në këtë befasim, ndërmora një udhëtim nga veriu në jug të vendit, kudo preka dhe pash një vend tjetër. U ktheva mora miqtë e mi. I solla dhe i risolla përsëri. Pse e thash këtë shembull? Kjo gjeneratë, është gjeneratë e energjisë pozitive të vendit. Këta nuk harxhojnë qoftë edhe një minutë duke sharë Shqipërinë. I dëgjoni ju sharësit në televizionet e vendit që paguhen dhe marrin shuma çdo ditë, vetëm për të sharë Shqipërinë? Që kanë shndërruar në profesion, sharjen e këtij vendi dhe që e bëjnë këtë në emër të etërve të tyre apo psikologjisë që ndajnë me ta? Së treti, unë kam punuar me shumë prej tyre, në Parti në Forum në Kryeministri dhe kudo. I kam gjetur ata bashkëpunëtorë të shkëlqyer, njerëz me dinjitet, integritet dhe aftësi të larta profesionale, me përkushtim të madh. Pra, absolutisht, duke patur respektin më të thellë me ata të cilët kam punuar dhe punoj është jetike për ne si parti, të hapemi fuqishëm drejt kësaj gjenerate, pasi kjo është gjenerata që mbështet pothuajse tërësisht Partinë Demokratike. Kjo është gjenerata me vokacionin më perëndimor të kombit shqiptar dhe kjo gjeneratë e gjen veten në Partinë Demokratike, pavarësisht se ku është, ku punon, çfarë bën. Partia Demokratike duhet të ngrihet në lartësinë dhe aspiratave të kësaj gjenerate, dhe unë do të bëj gjithçka që këta të marrin vendin e tyre. Pyetje: A do ta drejtoni ju seancën e sesionit të ri parlamentar si deputeti më i vjetër në moshë dhe brenda pyetjes, a do të jeni aktiv në grupin parlamentar demokrat apo do të ndiqni rrugën e ish- kryeministrit Nano? Berisha: Pyetje shumë me vend. Do ta kisha drejtuar me kënaqësinë më të madhe po qe se ky pushtet nuk instalohej me premtimet antiglobaliste të cilat filloi ti rrëzojë pa ardhur akoma në seli. Do ta kisha kryesuar me kënaqësinë më të madhe, do ta kisha një nder të veçantë nqse ky pushtet nuk do të kishte ardhur nga klanet e drogës dhe krimit dhe blerjes së votës. Janë këto arsyet. Nuk e konsideroj aspak të denjë kryesinë e asaj seance dhe nuk do ta bëj. Do të shfrytëzoj në grup, çdo hapësirë duke qenë aty zëri i pamposhtur i demokratëve të Shqipërisë.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 17:29:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015