Kryeprokurori Llalla rihap dosjen e 21 Janarit, prova të reja - TopicsExpress



          

Kryeprokurori Llalla rihap dosjen e 21 Janarit, prova të reja para gjykatës Kryeprokurori Llalla rihap dosjen e 21 Janarit, prova të reja para gjykatës Dy javë pas konstituimit të qeverisë së re, fati i masakrës shtetërore të 21 Janarit, ka marrë një kthesë të papritur. Atëherë kur u shua çdo shpresë për zbardhjen e masakrës dhe dënimin e përgjegjësve, befas gjithçka duket se po përmbyset, duke nisur nga fillimi. Më konkretisht, pas presionit në rritje të organizmave të Brukselit, indinjatës së familjarëve të viktimave dhe vendosmërisë së qeverisë së re, mësohet se do të ketë një hetim nga e para për demonstratën e 21 Janarit dhe vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm. Burime pranë organit qendror të akuzës, bëjnë me dije se do të ketë një hetim të ri për vrasjet e 21 Janarit, duke vlerësuar disa prova dhe fakte të reja rreth kësaj ngjarje. Rifillimi i hetimeve për krimin më të rëndë të qeverisë Berisha pas Gërdecit, do të shënojë edhe kthesën e shumëpritur të kryeprokurorit Adriatik Llalla, aq i kritikuar për performancën e tij të dobët. Ky i fundit mësohet se ka garantuar qeverinë e re se do të konsiderojë çdo provë të re për vrasjet e katër protestuesve. Kryeprokurori Llalla, në cilësinë e autoritetit më të lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, është gati të hapë dosjen më të nxehtë të politikës shqiptare. Ndërkaq, sipas burimeve, të konfirmuara edhe nga selia rozë, procesi do të nisë nga e para, menjëherë sapo të mbyllet odiseja aktuale gjyqësore për të pandehurit e 21 Janarit. Gjithçka do të jetë fryt i një bashkëpunimi të gjithanshëm midis prokurorisë dhe qeverisë së re, ku kjo e fundit pritet të paraqesë prova dhe fakte të reja për vrasjet e 21 Janarit, manipulimin e provave të krimit, urdhrat e paligjshëm dhe fshirjen e pamjeve filmike. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi të ri, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka zhvilluar dy takime me kryeprokurorin Llalla. Aktualisht, mazhoranca e re qeverisëse, e cila e ka kthyer 21 Janarin në sfidën kryesore, po verifikon dokumentacionin në Gardën e Republikës dhe çdo dokument në Ministrinë e Brendshme, Polici dhe Kryeministri lidhur me ngjarjen në fjalë. Nga ana tjetër, të çliruar nga frika e pushtetit të Berishës, disa gardistë kanë nisur të shesin eprorët e tyre, sa i takon implikimit në vrasjet e 21 Janarit. Dëshmitë mësohet se hedhin dritë mbi rolin e zinxhirit komandues të Gardës ditën e 21 Janarit, urdhrave për të qëlluar, veprimet pas vrasjeve etj. -
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 22:44:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015