Kryetari i LDK-së në Gjilan, kandidati për kryetar të - TopicsExpress



          

Kryetari i LDK-së në Gjilan, kandidati për kryetar të komunës, Lutfi Haziri me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman iu uron Kurban Bajramin.”Duke iu uruar këtë ditë, shprehë nderimin më të madh për udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët Islam, të cilët me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë e kulturën më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetarë të besimtarëve shqiptarë. Edhe njëherë, ju uroj nga zemra dhe uroj që Kurban Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, me një fitore të re të merituar” thuhet në urimin e Lutfi Hazirit.RP
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 00:31:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015