Kupa e Konfederatave nis me fitore bindëse të - TopicsExpress



          

Kupa e Konfederatave nis me fitore bindëse të Brazilit Edicioni i 9 i Kupës së Konfederatës nis nën shenjën e Brazilit. Vendi organizator i këtij eventi nuk fal në ndeshjen e parë pavarësisht se duhet pranuar që Seleçao nuk është ai ekip brilant që jep spektakël në çdo moment. Pas ceremonisë mjaft të bukur hapëse, ishte radha e Sepp Blatter që mbajti një fjalim hapës por që u fërshëllye nga tifozët të cilët e bezdisën aq shumë atë saqë e detyruan të thoshtë në gjuhën portugeze: Brazilianë ku është Fair Play?? Sidoqoftë, fjalët e tij i lanë vend lojës së luajtur dhe Brazili menjëherë sapo nisi ndeshjen gjeti golin me Neymar. Për brazilianin një rrjetë spektakolare por gjatë ndeshjes ylli i ekipit pësoi një dëmtim të lehtë çka e detyroi Scolarin ta zëvendësonte me Hernanes. Gjithsesi loja e Brazilit nuk është ajo që të gjithë presin, spektakolare dhe e rrjedhshme por efektive dhe cinike. Me pjesën e parë që u mbyll 1-0, në pjesën e dytë u pa një lirshmëri në lëvizjet e Selecaos dhe menjëherë në të 48’ Paulinho dyfishon me një gjuajtje brenda zonës. Të dorëzuar para vendasve, Japonia nuk rrezikoi asnjëherë në portën e Julio Cesar ndërsa në shtesë pësoi edhe golin e tretë me sulmuesin Jo i cili u shërbye nga Oscar. Fitore 3-0 dhe 3 pikë, Brazili e nis mirë Kupën e Konfederatave, tani të presim të mëdhenjtë e tjerë, Spanjë, Itali e Uruguaj.
Posted on: Sun, 16 Jun 2013 14:55:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015