„Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se - TopicsExpress



          

„Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca… Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit“. „Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë … të gjithë djemtë dhe vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafé sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme“. „Ajo çka panë sytë s’mund të vihet në dyshim: ujët e Drinit është më i bollshëm se ai i Nilit“. Burimi: „Kronikat e Tursun Beut. Kronikan i Sulltan Mehmetit të II, pushtuesit të Konstantinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë“
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 15:59:34 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015