Kush ha shpejt shëndoshet më kollaj – Hani vaktin tuaj - TopicsExpress



          

Kush ha shpejt shëndoshet më kollaj – Hani vaktin tuaj ngadalë, shijojeni dhe përtypeni mirë ushqimin dhe do ta shihni që peshën do ta keni nën kontroll. Kur njeriu ha shpejt nuk e kontrollon dot sasinë e gjërave që konsumon. Kurse kur merr gjithë kohën e duhur, ngopet më shpejt dhe ndihet më mirë në fund të mëngjesit, drekës apo darkës. Kush fle pak ka tendencë shtimin në peshë – Studime të ndryshme kanë treguar se ka një lidhje mes mungesës së gjumit dhe obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardio-vaskulare. Një kërkim i ri i Universitetit të California-s në Los Angeles sqaron se motivet se përse kush fle pak e ka 30 përqind më të ulët nivelin e hormonit Grelina, produkt i stomakut për të rritur oreksin dhe përgjegjës për urinë. Të hash bulmet ndihmon të djegësh kaloritë – Celësi për të mbajtur nën kontroll peshën është të fusësh në dietën ushqimore të përditshme një sasi të konsiderueshme të qumështit dhe produkteve të tij. Teoria është konkluzion i një kërkimi të publikuar nga revista “Nutrition & Metabolism”,sipas të cilit qumështi dhe derivatet e tij mund të ndihmojnë organizmin të djegë më shumë yndyrna, duke evituar kështu mundësinë e shtimit në peshë. Në mal është më lehtë të dobësohesh – Falë ajrit të freskët në nivele të larta, djegia e kalorive mund të jetë më e lehtë. Konkluzioni erdhi pas një kërkimi të kryer nga një grup studiuesisht të Universitetit Ludwig Maximillians në Monaco, publikuar në revistën “Obesity”. Darka nuk të shëndosh – Nuk duhet rënë në gjumë pa u ushqyer. Teoria se po të mos konsumohet darka humbet peshë është e gabuar. Vaktet nuk duhen mënjanuar dhe duhen konsumuar të gjitha, sigurisht me masë dhe me kujdes.
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 06:26:05 +0000

Trending Topics




© 2015