Kush ka qene Muhamedi a.s. ? Muhammedi a.s. ka lindur ne vitin - TopicsExpress



          

Kush ka qene Muhamedi a.s. ? Muhammedi a.s. ka lindur ne vitin 570 pas Isait a.s. ne qytetin Meka te Arabise si anetar i fisti te njohur Kurajsh.Origjina e tij ze fill te pejgamberi Ismail a.s., i biri i Ibrahimit a.s. Kurajshitët zinin pozitën me ndikimin më të madh ndër Arabë në Gadishullin Arabik të asaj kohe, nga arsyeja se në Mekke ishte faltorja e Qabesë, të cilën e kishte ndërtuar Ibrahimi a.s. me të birin e tij Ismailin a.s. Në kohën para-islame Qabeja ishte një vend haxhi (pelegrinazhi) për Arabët politeistë që në atë kohë e përbënin shumicën. Babai i Muhammedit a.s. , Abdullahu vdiq para se të lindte ky, kurse e ëma, Amineja vdiq kur ky ishte 6 vjeq.Ai u rrit, siq ishte traditë në atë kohë, nga një mëndeshë (dadë) e quajtur Halime, me vonë nga gjyshi i tij Abdulmittalibi dhe akoma më vonënga xhaxhai tij Ebu Talibi.Ata ishin tregëtarë, kështu që edhe Muhammedi a.s. u bë tregtar.Ai nuk ndoqi asnjë shkollë, mirëpo përmes arsimit praktik, që ishte i lidhur me shumë udhëtime të ndryshme, ai nxuri njohuri e dija të gjëra.Që nga rinia e tij ai u dallua si njeri i drejtë dhe i ndershëm për cka edhe njerëzit e kohës së tij ia ngjitën nofkën el-Emin (besnik,i drejtë). Pasi u rrit edhe më, ai filloi të punojë për një tregtare të quajtur Hatixhe.E magjepsur nga aftësitë e tij, ajo i propozoi atij martesë.Kësaj kohe ajo kishte afër 40 vjet kurse Muhammedi a.s. 25.Ata u martuan dhe patën katër vajza e dy djem, të cilët vdiqën në moshën e fëmijërisë.Transmetimet flasin se ata kanë kaluar një jetë shumë të lumtur
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 14:05:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015