Kush po e dështon privatizimin e PTK-së? Privatizimin e - TopicsExpress



          

Kush po e dështon privatizimin e PTK-së? Privatizimin e dështoj qeveria dhe jo opozita, jo kuvendi. Qeveria Thaqi asnjëherë nuk pati argumente të mjaftushme për shitjen e PTK-së, krejt çka kuvendi ka kërkuar nga qeveria është arsyet pse PTK po shitet. Aryeja më e fortë e qeverisë ka qenë; se po e privatizojmë për shkak të keq-menaxhmit, me rujtë tregun dhe për shkak të konkurrencës. LDK ka pyetur dhe prapë pyet, pse PTK po keq-menaxhohet nga kush po keq-menaxhohet? kush e zgjedh menaxhmetin, kush po zgjedh bordin e PTK-së? Normal qeveria, qeveria Thaqi në të dy mandatet ka ndërhy pothuaj në menaxhimin ditor të PTK-së, ka ndërhy me punësime masive partiake, me stopimin në vitin 2010 të çdo investimi kaptial, me marrjen e devidentës dhe mos lënjen e mundësisë, që ajo të investohet për të rritë vlerën e kompanisë. Arsyeja e dytë e Qeverisë për privatizim ka qenë ruajta e tregut, PTK sot ka 75% të tregut, përkundër konkurrencës tejet të fortë nga ana e PIKO-s. Qeveria ka vendosë të shes 75% të aksioneve për të rujtë tregun... nga kush do ta rauj tregun nga ndërmarrja private IPKO e si do ta bëjë këtë, duke ja shitur tregun një kompanie si IPKO. Kush po kalkulon këtu? Arsyetimi: Konkurrenca, cila konkurrencë, në 2007 në treg hyn IPKO, në 2008 në PTK punësohen 800 veta me libreza të PDK-së, pa konkurs, pa kritere, pa respektuar asnjë procedurë të punësimit, në 2010 qeveria stopon investimet kapitale dhe prapë në vitin 2012 PTK zotron 75% të tregut. Imagjinoni sikur politika të largonte duart nga kjo ndërmarrje, sikur nga 2010 të lejoheshin investimet kapitale, sot kompania do të ishte në nivel të njëjtë me kompanitë e telekomunikacionit në tregjet e zhvilluara. Se Qeveria i ka stopuar investimet kapitale po përmend dy raste: një prej tyre është stopimi i projektit të faturimit, tender i fituar nga kompania Amdocs, e kjo e fundit fitoj rastin në gjykatën e arbitrazhit dhe PTK dëmotohet pothuaj në vlerën e kotratës. Mandej stopimi i projekteve tjera kapitale, siç është projekti për fibrat optik apo edhe faza e gjashtë e zgjerimit të kapaciteteve. Cila është arsyeja, logjika e thejshtë qon vetëm të një konkludim, se qëllimi ka qenë devalvimi i vlerës së PTK-se, pergatitja e asetit që dikush ta blejë për pak para. PTK-ja është zhvlerësuar tej mase por jo me fajin e opozitës as të kuvendit jo, krejt për fajin e Qeverisë, apetitëve të njerzëve brenda kabinetit qeveritar për të marrë secili nga pak nga ky aset kaq i vlefshëm. Çka ndodhi? Qeveria duke marrë parasysh se as legjisatura e tretë asnjëherë nuk e votoj strategjinë për privatizimin e PTK-së dhe duke qenë e sigurt se privatizimin e PTK-së nuk mund ta arsyetoj para kuvendit shpiki nenin 4 në ligjin e buxhetit të vitit 2011. Keshtu procesi që krijoj histori korrupsioni për Kosovën filloj për të mos përfunduar as sot e kësaj dite. Në 2011, qeveria bëri përzgjedhjen e pesë kompanive për të garuar për fazën e para-kualifikimit në tenderin për shitjen e PTK-së konkuruan: AlbTelecom Sh.A nga Shqipëria (shumica e aksioneve janë në pronë të “Calik Group” dhe “Turk Telekom”), Hrvatski Telekom d.d. (HT),nga Kroacia (shumica e aksioneve të HT në pronë të “Deutsche Telekom”), Orascom Telecom Holding S.A.E. nga Egjipti, Telekom Austria AG nga Austria dhe Sabafon nga Jemeni. Disa muaj më vonë, më 2 qershor të po këtij viti (2011), u eliminuan tri kompani dhe mbetën vetëm dy në garë, “Telekom Austria AG” dhe “Hrvatski Telekom d.d”,. Çka ndodhë “Hrvatski Telekom d.d”, ikë nga gara pasi e sheh tendencën e qeverisë që me çdo kusht PTK-në t’ia jap Telekom Austrian AG. Ikja e Hrvarski Telekom nga gara bën që tenderi për shitjen e PTK-së të dështojë në fazën e para-kualifikimit. Duhet të cekët gjithashtu se Telekom Austrian AG, ka qenë njëri prej pretendentëve për ta fituar licencën për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë në vitin2007. Pasi humbi garën për të marrë licencën për telefoninë e dytë mobile, kjo kompani ndërmori një sërë hapash ligjor për të shprehë paknaqësinë e vet lidhur me procesin por drejtësia asnjëherë nuk u lodh t’i shqyrtoj ato. Ajo çfarë tjetër duhet të ceket është se raundi i parë i privatizimit të PTK-së është shoqëruar me plot konflikte intersi, dëgjoni edhe këtë: në kohën kur Telekom Austria ka konkuruar për të marrë licensën e operatorit të dytë në Kosovë ka qenë e përfaqsuar nga kompania Telco Ag, e në raundin e e parë të privatizimit kur tash Telekom Austria konkuron për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së, Telco Ag dhe Wolf Theiss janë këshilltar transaksioni të qeverisë që e vlerësojne PTK-në me 110 milion. Harvatsi telekom duke i parë të gjitha këto tërhiqet nga gara dhe e dështon procesin. Ju lutëm tregoni a nuk është kjo diçka për tu hetuar. Pas gjithë kësaj, në vend se qeveria të largoj duart nga PTK-ja, të lejojë investiemt dhe rikuperoj imazhin e kompanisë, në mars të vitit 2012 inicion raundin e dytë të privatizimit, kësaj radhe komplet ilegal sepse nuk e ka bazën ligjore, ligji i buxhetit i vitit 2011 nuk është me në fuqi. Raundi i dytë sikurse i pari përcjellet me plot afera, sepse procesi udhehiqet nga të njëjtit njerëz. Në procesin ilegal të privatizimit në fazën e parakualifikimit gjithsej konkurojne 8 kompani, 5 prej të cilave plotësojnë kushtet për të vazhduar tutje. Gjatë kësaj periudhe bëhet ndarja e Postës nga Telekomi dhe Vala, d.m.th. hiqet njësia që gjithmonë ka operuar me humbje, krejt kjo që blerësit t’i garantohet fitimi. Më pas ndodhë tërheqja e Albright Capital Managment nga gara. Pas gjithë këtij procesi, komisioni qeveritar i privatizimit (KQP), lejon ndryshimin brenda konsorciumeve, ku Columbia Capital & Axos kalon në udhëheqje të Axos dhe kësaj të fundit i bashkangjitet edhe Najafi companies LLC. Me 13 prill 2012, dorëzohen ofertat e vetëm dy kompanive me dallime të mëdha në çmim Axos & Najafi companies LLC me 242 milion (277-35) dhe M1 International me vetëm 150.010.000, dallim i madh mes ofertave, dallimi 92 milion Euro, që të bën me dyshu se M1 International asnjëherë nuk ka qenë e intersuar për të blerë PTK-në dhe se oferta nga M1 nuk ka qenë tjetër veçse fiktive. Dhe çka ndodhë deri sa raporti i punës se KQP vjen në Kuvend, qeveria cakton tri data për nënshkrim të kontratës dhe nënshkrimi asnjëherë nuk ndodhë sepse Axos dhe Najafi companies nuk janë në gjendje të paguajnë çmimin e aksioneve. Pas tri dështimeve për nënshkrim të kontratës, qeveria vendosë që të sjellë raportin e KQP-së, për votim në Kuvend. PSE???.. edhe kjo duhet të hetohet. Janë dy arsye që qeveria vjen tek kuvendi për të kërkuar votimin e raportit të punës se KQP. E para qeveria në fund e pa se procesi nuk ka bazë ligjore dhe mendon që kuvendi duke e votuar raportin prej dy faqeve të KQP aprovon gjithashtu procesin e privatizimit që deri në këtë pike ka ardhë pa aprovimin e këtij të fundit dhe arsyeja e dytë shumë e mundshme është se Axos dhe Najafi companies nuk paguajnë dot dhe qeveria dështimin e dytë po dëshiroëtë të ia hedhë kuvendit. Duke mare parasysh të gjitha këto dhe shumë tjera të pathëna rreth procesit del se privatizimin nuk po dështon kuvendi, investitorët nuk po tremb opozita, qeveria po dështon privatizimin, qeveria e zhvlerësoj PTK-në, qeveria po i tremb investitorët sepse po kërkon që nga çdo investim të marrë pjesë. Hykmete BAJRAMI Deputete e LDK-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 09:22:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015