Kush tradhtoi Peci apo Thaçi, dorëzuesi i veriut të - TopicsExpress



          

Kush tradhtoi Peci apo Thaçi, dorëzuesi i veriut të Kosovës?! Shpend Ahmeti, pas akuzave të disa medieve ndaj të dërguarit në Serbi, Lulzim Peci se ky paska pasur takime me inteligjencën serbe, por që sipas tij nëse është kështu për takime me shefa të inteligjencës, atëherë është kryeministri i pari që duhet shkarkuar. “Gjysmë ore pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e Pecit, Express del me lajmin se kryeministri ka pas me shkarku për takime me inteligjencën serbe. Më së pari, kur mërrivi me u taku. Së dyti, në qoftë se qenka taku më herët pse e keni caktu në atë post. Së treti, shefi i shefave të inteligjencës serbe është Daçiqi. Duhet ta shkarkojmë Thaçin”, ka shkruar Ahmeti në fcb. Ndërkohë, që Ministria e Jashtme i bën akuza të rënda dhe deklaron se ai kishte qenë i propozuar për shkarkim. Por, ajo nuk jep shpjegim se si mund të emërohet dikush në një mision diplomatik, nëse ka pasur aq shumë gabime, aq më tepër në një vend delikat. Pastaj nuk shpjegon se si është e mundur të propozohet dikush për shkarkim pa i bërë 24 orë. Pse ai nuk u thirr paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme që të udhëzohej apo të kushtëzohej me shkuarje respektimi i detyrave të caktuara. Ky artikulim është shpalim i paaftësisë dhe mosfunksionimit të tërë hallkave të diplomacisë shqiptare në Kosovë. “Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë, adresimi në konferencë për medie në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo vendit që përfaqëson, takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale kanë tejkaluar kompetencat, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinion publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës. Z. Peci ka qenë i propozuar për shkarkim dhe këtë ai e ka pasur të qartë, andaj edhe dorëheqja është hap i paraprirë prej tij”, thuhet në deklarimin e MPJ-së, mbrojtja më e pa krip e një shërbimi diplomatik që mund të ekzistojë. Sipas argumenteve, pra dijeninë që ka pasur Ministria e Punëve të Jashtme i bie, që duhet të jap dorëheqje në këtë rast më së paku ministri Enver Hoxhaj, pasi ai ka heshtur abuzimet me detyrën dhe ka fshehur qëndrimet antikombëtare të Pecit. Por, Peci ia ka bërë të qartë opinionit se ne udhëhiqemi nga një njeri që nuk e mbrojti shtetin e Kosovës, as interesat e shqiptarëve. “Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet në dorëheqjen e Pecit. Pavarësisht se sa kohë vetë Peci shërbeu Thaçit, ai më në fund mori guximin ti kundërvihet, madje duke e poshtëruar nga Serbia, për ta degraduar deri në fund figurën e Thaçit, pavarësisht fatit të tij, ai nxori dilemën se kush është tradhtari, Thaçi apo Peci, kush e dëmtoi Kosovën. BSHZ
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 22:38:59 +0000

Trending Topics




© 2015