Ky eshte shkrimi qe shoqeron videon e meposhtme qe nuk del nga - TopicsExpress



          

Ky eshte shkrimi qe shoqeron videon e meposhtme qe nuk del nga share i Zefit: Kujtime t’vjetra por t’paharrueshme me t’cillat pershndes prej mergimit kryesisht miqte e mij shkodrane qe i kane perjetue vete ato momente sa t’gzueshme por edhe aq t’trishtueshme... Momente t’gzueshme qe ky populli i shumevuejtun prit’e tash sa vjet per me shprehe e jetue publikisht Fene shêjte t’KRISHIT ZOT, ashtu si na e mson Kisha shêjte Katolike, Por edhe momente aq te trishtueshme tuej pâ, sidomos tash mbas shume vjetesh, sa n’ato kisha e katedrale shêjte, dikur t’konsakrueme me ofrue ekskluzivisht Sakrificen e Meshes Shêjte dhe me celebrue integralisht liturgjine shêjte Katolike, mbas “rihapjes se madhe te viteve 9o”, filluen me u celebrue rite krejt te ndryshme prej ceremonive shêjte liturgjike qe dikur Ipeshkvijte e meshtaret shkodrane kishin zakon me kremtue, simbas urdhnit te Kishes shêjte Katolike. Mbas viteve 90, n’to Kisha e Katedrale filloi me u celebrue e ashtuquejtuna “mesha e Palit VI”, nji ceremoni njerzore e bame me ndihmen e protestanvet dhe thelbsisht e ndryshme prej Meshes shêjte Katolike e hyjnore te themelueme prej vete KRISHTIT ZOT 2000 vjet mâ pare. Hartuesit e ksaj ceremonie njerzore, perfshi ktu ata qe e perkrahin dhe vazhdojne me e celebrue edhe sod, qe kane paturpsine me i mashtrue besimtaret tuej i rrêjte se âsht Mesha Katolike, sfidojne publikisht urdhnin e perjetshem te Papes sh’Piu V dhe te Kishes shêjte Katolike mbi pandryshmenine e Mesharit romak te sh’Piut V deri ne fundin e botes dhe terhjekin kshtu mbi vedi mallkimin e Zotit. (shif Bullen “Quo Primum Tempore, 1570) Mbas viteve 90, n’kto Kisha e Katedrale, persona qe prezantoheshin para besimtarve si meshtare e ipeshkvije katolike filluen me perdore, praktike qe e vazhdojne deri sod, rite te administrimit te sakramendeve dhe “sakramende” thelbsisht te ndryshme prej Sakramendeve qe praktikon tash 2000 vjet Kisha shêjte Katolike, tuej sfidue kshtu publikisht urdhnat e Papve e Kishes shêjte Katolike mbi mosndryshueshmenine e riteve te administrimit te Sakramendeve dhe elementeve perbase te vete Sakramendeve, e per rrjedhoje, tuej terhjeke mbi vedi mallkimin e Zotit. (shif botimet e pafallsifikueme te viteve para 1960 te Denzinger 856, 2147a) Por atentati mâ katastrofik qe i âsht bâ besimit te besimtarve qe frekuentojne kto Kisha e Katedrale âsht perdorimi i ritit te “urdhnit” te Palit VI, i vjetit 1968, i cilli âsht thelbsisht i ndryshem prej Ritit te Urdhnit qe perdor Kisha shêjte Katolike tash 2000 vjet, bazue sidomos ne direktivat e pagabueshme te Papes Piu XII ne Konstitucionin e tij Apostolik “Sacramentum Ordinis” te 1947, direktiva qe Papa urdhnon se nuk duhen ndryshue kurre ma ne te ardhmen prej kerkujt. Simbas ktij Dokumenti zyrtar papal te pagabueshem te Perfaqsuesit dhe zedhânsit te KRISHTIT ZOT mbi toke, per me kêne i vlefshem, Sakramendi i Konsakrimit te ipeshkvijve duhet me permbajte domosdoshmenisht ne formen e tij, te tana fjalet e maposhtme : “Comple in Sacerdote tuo ministerii tui summam, et ornamentis totius glorificationis instructum coelestis unguenti rore santifica.” Kto fjale thelbsore per egzistencen e Sakramendit te Konsakrimit te ipeshkvijve mungojne krejtsisht ne ritin e “urdhnit” te 1968 tuej e kthye kyt rit ne nji rit invalid. [Egzistenca e nji Sakramendi te Kishes shêjte Katolike varet totalisht te egzistanca integrale e materies (elementeve materiale qe perdoren si uji, buka, vena, etj.) e formes (fjalve te caktueme te pandryshueshme) dhe qellimit te bamjes se Sakramendit (qe duhet me kêne i njêjte me qellimin qe ka Kisha Katolike ne kto raste)]. Prej rrjedhoje, ata kadidate qe jane “konsakrue” me kyt rit qysh ne 1968, e qe jane pothuajse tansia e “ipeshkvijve” qe sherbejne kto Kisha e Katedrale te naltpermenduna, nuk jane ipeshkvij te vertete por pseudo-ipeshkvij. Per rrjedhoje, çdo shugurim per meshtar qe kto psedo-ipeshkvij bajne jane invalide e si rezultat, kandidatet per meshtare mbesin laik; pra nuk jane meshtare te vertete por pseudo-meshtare. Simbas ligjit kishtar, vetem nji ipeshkev i vertete mundet me shugurue meshtare te vertete. Çdo “krezmim” qe kto pseudo-ipeshkvij bajne jane invalide. Pseudo-meshtaret, tuej kene vetem laike, nuk kane fuqine meshtarake me ofrue ne mnyre valide Meshen shêjte Katolike; nuk kane fuqine meshtarake me dhane zgjidhjen ne Rrfim; nuk kane fuqine meshtarake me dhane Vojimin shêjt, etj. Ndryshimet thelbsore te naltpermenduna jane denue gjithmone me mallkim per ata qe guxojne me i krye, e mekense Kisha shêjte Katolike nuk mundet me mallkue vedin, kto ndryshime nuk kane ardhe prej Kishes Katolike. Ne tane kyt tragjedi, edhe besimtaret qe ndjekin kto ndryshime kane fajin e tyne te indiferences fetare dhe te mospervetsimit dhe mospraktikimit te doktrines integrale katolike. Zoti paste mshire per ne dhe na ndriçofte me hirin e Tij hyjnor me kuptue e praktikue gjithkund e gjithmone Vullnedin e Tij shêjt!
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 11:08:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015