KËSHILLAT NEVERITËSE TË IMAM,DR.SHEFQET KRASNIQI * Ky njeri - TopicsExpress



          

KËSHILLAT NEVERITËSE TË IMAM,DR.SHEFQET KRASNIQI * Ky njeri e ka lëshue gjuhën në shpejtësinë e katërt dhe në vazhdimësi e lëshon që të harbojë e derdh helm.Në kokat e të rinjve dhe të njerëzve të luhatshën i kripos me helmin e fundrrinave arabe.Është aq i pa skrupulltë,aq renitent,sa që ka abozuar krejtsisht ndjenjën morale dhe ndjenjën kombëtare.Po këtu ka gisht edhe qeveria e dobët,që nuk mund dhe as që ka kujdes të mbajë rend në shoqëri,për të cilët,së pakut,formalisht,është përcaktuar.Të këtij niveli pervers kanë qenë edhe komandantët e vetshpallur,të cilët kanë ushtruar dhunë në civilët e pambrojtur,duke e keqpërdorur Nocionin Luftë Clirimtare,ku në emër të këtij nocioni famoz bënin kërdi mbi popullatën e pambrojtur,të yshtur nga instruktorët sllavoçetnik të krimit.Mirëpo,tash kur ka nis të nxjerr krye realiteti,ata nuk po gjejnë birë mini,prandaj dridhen para drejtësisë e cila do t`i „shpërblejë“ sipas meritës.Populli thotë:-Reka shkon,po zalli mbetet.Ai zall dëshmon për dëmet e vërshimës. Edhe ky paradoksisti ynë,tepër renitent,në emër të Zotit,në emër të Kuranit,e realisht në emër të dreqit,po shpërndan me thasë gënjeshtra të rrezikshme në popullin tonë e që për qëllim ka zhveshjen e popullit nga vlerat kombëtare,por edhe nga vetëvetja,që çon drejt hasmërisë dhe luftës vëllavrasëse,për të cilën,imami tekanjoz,aplaudon pas perdes së zezë.Të mirremi vesh shqip,se nga populli ynë askush nuk është kundra Zotit,askush nuk është kundra Kuranit,por pjesa shumicë,me plot arsye janë kundra sekteve brenda fesë,të cilat sekte njohin vetëm gjuhën e dhunës,gjuhën e krimit,hasmëritë kombëtare dhe ato mbarë njerëzore.Imamin,Dr. Shefqet Krasni,shtrëngesa paranoike nuk i len as gjumë të rehatshëm,sepse duhet me përpikmëri ta zbatojë urdhërin e Bossit për ta shkatërruar kombin tonë.Kso instruksione pat marrë edhe krimineli Millosheviq,por e pagou me kokën e vet torollake. HIJET E FRIKËS Edhe ti zotëri,Dr.Shefqek Krasniqi,për këto yshtje renitente drejt shkatërrimit të etnitetit shqipatar,do të kthejë kusur heret a vonë.Sot shteti është në shthurrje e sipër,por ai me bekimin e Zotit,shpejt do të mëkëmbet,ndërsa gafat e tij të qëllimshme mbesin për ta dëshmuar para drejtësisë veprimtarinë tëndecioze kontraverze,në dëm të kombit.Një fjalë e urtë popullore thotë:-N`u baftë huçmeti magar,ti mos i hip po ngrihe për kërpeshi.Ti me atë mori mjeranësh që të ndjekin jeni bërë hijet e frikës e që natën,në errësirë,kur hijet zhduken,te ju ngjet e kundërta,dihet,si inkarnacion i veprimit kundër njerëzor.Njerëz pa higjienën e fytyrës,me pantolle cubel që paraqitën si hije trishtuese dhe ngjajnë në barinjtë e staneve të kohës së mesjetës.Por çka është edhe më dëshpruese se me këte paraqitje done ta mbjellin frikën,duke imituar hienat e natës.Don ta shpërndaj tymnajen e prapambetjes mbi kokot dhe në mendjet që ende nuk janë flamosur me idenë poshtëruese,në stilin e amokut,që të vrasin,jo vetëm ata që mendojnë ndryshe apo që i bëjnë hyzmet realitetit,por edhe në çdokënd që takojnë,bilem dajakun dhe plumbat nuk I kursejnë as në shtëpinë e kultit fetar-xhami.Si e arsyeton këte zotëri Dr.Krasniqi? I nderuar,është mire që këte popull të shumëvuajtur ta leni rehat dhe mos ta pickoni me përrallat e zeza,të krijuara nga njerëzit e zinj,për ta penguar njerëzimin në rrugën e përparimit ,duke e kanalizuar në rrugën e frikës dhe në frontonë e vdekjes së dhunshme,për të cilën poshtërsi shkatërruese nuk jep urdhër Zoti,sepse ai me gjithë mëshirën është përherë në rrugën e bamirësisë dhe fuqimisht në mbrojtje të krijesave të veta.Pra,mos e keqpërdorni mëshirën dhe bëmirësinë e Perëndisë,se me këto hipokrizi neveritëse,është droe se do ta detyroni të kërkojë azil në ndonjë vend të qetë,larg kriminelëve,të cilët përgjakun njerëzimin dhe paturpësisht për këte veprimtari të poshtër e vrastare e mbështesin në “vullnetin” e Zotit.Turp që se shlyejnë as gomat e rrotëve të traktorit.Zotëri Dr. Krasniqi,nënshtroju vullnetit të Perëndisë dhe mos na ofendo e pengo në këte liri të brishtë-lamë e përshtatshme për të gjithë devijantët që u pengon liria dhe devotshmëria e njerëzve të devotshëm!Dhe në fund,most ë keqkuptohemi ,sepse nuk kam asnë kundërshtim ndaj personit tuaj,por e kundërshtoj veprimtarinë e juaj,prandaj edhe publikisht shprehu mospajtim. Qe ky zotëri,me përrallisjet,pa bazë morale dhe reale,e në bashkëpunim të ngushtë me sektashët dhe me kokat e infektuara nga droga sekulare po përpiqen të na veni në hasmëri edhe me Zotin,por kot e kanë se ne gjithëmonë e lusim Zotin për të mirë,për mëshirë dhe shpitrërisht e falënderojmë kur po na begaton me mirësi.Ne,me emër të tij u çliruam nga armiku shekullor dhe e falënderojmë sinqerisht shumë!Zoti,me mirësinë e tij na e dërgoj shpëtimtarin tonë,Dr.Ibrahim Rugova,të cilin e veshi me atribute të shenjtorit që pastaj me urtësi e vullnet shumë të na çlirojë,si edhe bëri! A pajtoheni me me këte fakt të pa kundërshtueshëm?Shpëtimtari ynë, Dr.Rugova ishte besimtar i patundur,andaj edhe Perëndia i dual në krah dhe ia hapi rrugën e çlirimit. Tash Ju po e përhapni një rrymë shumë të rrezikshme fetare,e cila është e shpërlarë edhe nga edukata dhe nga morali fetar.Ju po bëni sikur Zotin e keni ruajtur në pelena dhe në podrumet e errta dhe tash ia tregoni me gisht „gjynahqarët“ që ai t`i fshikulloj me kamxhik për „mëkatet“ e bëra,ndërsa ju pas perdes së zezë të përmjerreni nga të qeshurit.Ja që me bindje ua them se Zoti nuk është ai që na e paraqitni ju me skortën e juaj.Ai nuk është grindavec as hakmarrës,ai nuk provokon as nuk ndëshkon krijesat e veta,sipas porosisë të asnjë qerozi,njeriu a dallkuaku.Zoti nuk e urdhëron gjakderdhjen.Këte e aplikoni ju banda e katilëve,pastaj me paturpësi doni veprimet kriminele e shkatërruese të rehatisë dhe jetës së njerëzve ta miratoni si urdhër e dëshirë të vet Zotit.Këte trik mashtrues,banal e të poshtër nuk ua pranojnë njerëzit me mend në kokë dhe të devotshëm,pos hisedarët e fondit të pistë.Bindja ime është se ju me llavat sektashe,të parët do ta përjetoni dënimin e Zotit,sepse atë nuk mund ta joshni me pekule e shiqare,por vetëm me punë të ndershme,e cila te ju nuk gjen zbatim. DETYRIMI I FEMRAVE QË TË MBAJNË SHAMITË –PËRBUZJE E LIRISË Përse ngulin këmbë në bartjen e shamisë në kokë!Përse I detyrojnë femrat të dalin të maskuara,si ningjat,dmth.ua dhunojnë lirinë e të jetuarit të lirë dhe i shndërrojnë në robinje,duke ua nëpërkëbën vlerën jetike,ku edhe harrojnë që edhe vetë janë krijue nga femrat,të cilat i frustrojnë dhe i përbuzin.Kjo me kutin e cultures,do të thotë:-Bukëshkalë,mospërfillje dhe humbje e kontaktit me ralitetin.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 10:13:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015