Kërcënimi: Rritja e vrullshme e Partisë Islame Bashkohu - TopicsExpress



          

Kërcënimi: Rritja e vrullshme e Partisë Islame Bashkohu ============================ LISBA po faktorizohet. A është kjo tendencë e rritjes së ekstremizmit islamik, apo është një elektorat që përmes “LISBA-n” po kërkon ndryshime? Pavarësisht se qytetarët e Kosovës janë laik dhe jo aq praktikues të fesë, partia Lëvizja Islame Bashkohu “LISBA” jo vetëm në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, por në disa komuna të tjera po ngjason me një kosh bletësh që po gumëzhinë. Ditëve të fundit po shënohet një fluks i madh anëtarësimesh anekënd Kosovës. Shumëkush kërkon kontakt direkt me kryesinë në Prishtinë. Në shumë xhami duket një sensacion ku xhematëlinjë po mbështesin goxha dhe po anëtarësohen në partine e re. Për shkak të nuancës religjioze, krerët e kësaj partie po gëzojnë mbështetje e besueshmëri. Në komuna të ndryshme janë krijuar grupet punuese e themeluese, ose kryesitë e degëve të partisë LISBA, sikurse në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Deçan, etj. Masiviteti dhe përgatitjet për konsolidimin e partisë po bëhen kryesisht pas lutjeve të xhumave (të premten). Shruan Gazeta Bota Sot.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 08:46:30 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015