Kërcënohet gazetarja e gazetës “Kosova Sot” Mbyllja e - TopicsExpress



          

Kërcënohet gazetarja e gazetës “Kosova Sot” Mbyllja e institucioneve shtetërore është bërë rutinë në Kosovë. Por, ajo më alarmantja, është mungesa e transparencës në sistemin gjyqësor. Krerët e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, duke e injoruar realitetin, po e zbehin edhe më tutje sundimin e ligjit. Me indiferencën, neglizhencën, defektet profesionale, korruptimin, konfliktet e interesit, shkeljet disiplinore, etikën e munguar, Gjyqësori kosovar nuk do të arrijë të mëkëmbet ndonjëherë. Kjo situatë dhe mungesa e theksuar e transparencës ka qenë shqetësuese edhe për misionin e OSBE-së. Nisma e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, për të organizuar një seminar me përfaqësues të medieve dhe përfaqësues nga sistemi gjyqësor, është për t’u përshëndetur, por edhe kjo ngjarje është njollosur nga përfaqësues jodinjitozë të drejtësisë në Kosovë. E tillë është shfaqur, një gjyqtare pjesëmarrëse, Meleqe Bexheti, që ka kërcënuar gazetaren e gazetës së përditshme “Kosova Sot” me padi për shkrimet e guximshme që po i nxjerrin të palarat e gjykatave dhe prokurorive, edhe atë në prani të Enver Pecit. Mosreagimi i kreut të KGJK-së, Enver Peci, tregon se edhe ky i fundit, është në frekuencat e njëjta dhe prej tij nuk mund të presësh as transparencë, as autokritikë dhe kurrfarë përparimi në Gjyqësorin e Kosovës.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 20:02:12 +0000

© 2015