Këshillë rreth yndyrave Mjeku kardiolog ju shpjegon se cilat - TopicsExpress



          

Këshillë rreth yndyrave Mjeku kardiolog ju shpjegon se cilat janë nivelet optimale të tyre në organizëm dhe si mund të parandalohet akumulimi i tyre dhe si ndikon regjimi ushqimor në mbajtjen nën kontroll të yndyrave në gjak? Çfarë janë yndyrave (trigliceridet) dhe cili është roli i tyre në organizmin e njeriut? Pjesët përbërëse të yndyrave në gjak quhen trigliceride dhe janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut. Por, nëse ato janë mbi vlerat e lejuara bëhen shkaktare për shfaqjen e disa patologjive, p.sh sëmundjet koronare dhe arterosklerozave. Sa është niveli optimal i tyre në organizmin e njeriut? Vlera normale e yndyrave është në kufijtë 150 mg/decilitër, por kufijtë që mund të tolerohen, shkojnë deri në 199 mg/ decilitër. Mbi këtë vlerë ato konsiderohet i lartë dhe shfaq një sërë problemesh. Kështu niveli i lartë i yndyrave, i shoqëruar me atë të kolesterolit në gjak quhet dislipidemi, që është një nga shkaktarët kryesore të shfaqjes së kardiopative dhe të enëve të gjakut. Në të njëjtën kohë niveli i lartë i yndyrave ndikon në formimin e arterosklerozave, që çojnë në shfaqjen e problemeve me enëve të gjakut në tru dhe zemër. Cilët janë shkaktarët e rritjes së nivelit të yndyrave në gjak? Ndër shkaktarët kryesore të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes, një dietë e pasur kryesisht me yndyra shtazore, sidomos me mishin e bagëtive të imëta. Por, edhe mbipesha, sëmundja e diabetit, trashëgimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin ndikojnë mjaft në shfaqjen e këtij problemi. Cilat janë grupmoshat me të prekura dhe me të rrezikuara? Kjo është një sëmundje që zakonisht ndeshet në moshat madhore, sidomos pas të 30-ave kur nis dhe abuzimi me alkoolin apo nisin të shfaqen simptomat e para të diabetit. Nëse ky problem është i trashëgueshëm, atëherë shenjat shfaqen dhe në moshë me të re. Cilat janë shenjat klinike të nivelit të lartë të yndyrave në gjak? Fakti që niveli i lartë i yndyrave në gjak shërben si faktor shpërthyes për një sërë sëmundjesh të tjera, bën që shenjat klinike t’u bashkëngjiten këtyre patologjive. Megjithatë personat që kanë nivel të lartë të yndyrave në gjak kanë një shtresë dhjami të depozituar në pjesën e kapakëve të syve, midis gishtërinjve dhe bërrylat. Si mund të ulet niveli i yndyrave në gjak? Studime e kohëve të fundit kanë treguar se, dieta mesdhetare që bazohet në zarzavatet, frutat, peshkun, mishin e pulës kryesisht atë të bardhë, ndikon në uljen e nivelit të yndyrave në gjak, dhe sigurisht dhe të yndyrave si pjesë përbërëse e tyre. Rekomandohet të përdoren sa më shumë ushqimet e freskëta, të papërpunuara dhe të ziera. Ndërsa për gatim këshillohet të përdoret vaji i ullirit dhe ai i misrit. Natyrisht me mjaft rëndësi janë dhe medikamentet, statinat dhe fibrinat, të cilat duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut specialist. Është e vërtetë që aktiviteti fizik, është një nga çelësat e suksesit për uljen e nivelit të yndyrave në gjak? Po, kjo është e vërtetë. Aktiviteti fizik kontribuon në uljen e nivelit të yndyrave, pasi parandalon akumulimin e depozitimeve te tyre ne gjak. Përveç kësaj ndikon në mbajtjen nën kontroll të peshës trupore dhe ndihmon muskujt te djegin yndyrat për të prodhuar energjinë e nevojshme për lëvizjen. Veçse duhet të kihet parasysh që kjo duhet bëre në bazë të kushteve dhe mundësive klinike të gjithsecilit. Si mund të parandalohet kjo sëmundje? Mënyra më e mire për të parandaluar sëmundjen është ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një jetë sa me aktive. Natyrisht, rekomandohen kontrollet e herëpashershme të niveleve të yndyrave në gjak, sidomos të personat që kanë histori familjare, pra që kanë predipozicion gjenetik. Predispozicioni mënyra e ushqyerjes, dieta e pasur me mish bagëtie të imët trashëgimia jeta me aktivitet të pakët fizik diabeti abuzimi me alkoolin Këshilla kryeni sa me shume aktivitet fizik eliminoni alkoolin privilegjoni menynë mesdhetare bëni kontrollë të herëpashershme në nivelit të yndyrave në gjak Laboratori biomjekësor i spitalit IMH ka mundemi që të kryej Profilin e yndyrave në gjak të cilin është mirë që ta bëj secili qytetar i cili është mbi moshën 40 vjeçare, e sidomos ata që kanë predispozicion familjar, kanë mbipeshë, kanë punë me stres, ose edhe faktor tjerë të rrezikut si tymosje e duhanit, konsumim i alkoolit, aktivitet të paket fizik etj. Laboratori ynë punon 24 ore në ditë! Para se të bëhet analiza e profilit të yndyrave është e këshillueshme që 24 orë përpara të konsumohet ushqim i cili nuk ka përmbajtje të lartë të yndyrave.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 23:41:09 +0000

Trending Topics



0px;">
ITS WHAT YOU SCATTER I was at the corner grocery store buying
Why Mirwaiz endorses Vajpayees Kashmir policy: Hurriyat

Recently Viewed Topics




© 2015