LAJME-RAJONI: “Migrimi ilegal është armiku më madh i - TopicsExpress



          

LAJME-RAJONI: “Migrimi ilegal është armiku më madh i liberalizimit të vizave”, u tha sot në takimin bashkërendues me institucionet e Kosovës përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerëzore, mbajtur me iniciativën e ministres së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi dje se Beogradi dhe Prishtina duhej të vazhdonin bisedimet mbi të gjitha temat me interes, jo vetëm për ato që imponohen nga të tjerët, por specifikoi se dialogu i mëtejshëm nuk do të thotë se marrëveshja do të finalizohet me ndonjë dokument ligjor që njeh pavarësinë e Kosovës. Ministri i financave, Janis Sturnaras, ka informuar kryeministrin Samaras dhe zëvendëskryeministrin Venizelos, për rezultatet e takimit të Eurogrupit. Sturnaras iu referua kritikave se Greqia e mori këstin e kredisë “të cunguar”. Ai shpjegoi se nga ana e Komisionit Europian u propozua që vlera e këstit të ishte më e lartë, por disa shtete anëtare thanë se kjo shkakton vështirësi në parlamentet e tyre, kështu që kjo çështje u la të shihet nga muaji tetor e tutje.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 10:34:55 +0000

Trending Topics



n what happened today, early this afternoon
Petromaxu lightedhaan venuma adi perazhagea torchu light uh

Recently Viewed Topics




© 2015