“La historia me abslovera!” (Historia ka për të më - TopicsExpress



          

“La historia me abslovera!” (Historia ka për të më gjykuar!) është libërth që përmbledh fjalimin vetëmbrojtës katër orësh që lideri revolucionar kubanez Fidel Kastro mbajti para gjyqit të diktatorit Batista më 16 tetor 1953, tre muaj pas dështimit të sulmit në kazermën e Monkadës. Ai morri përsipër që ta mbrojë vetveten dhe shokët e shoqet e tij para këtij gjyqi të orkestruar. Tek ky libër nuk flet Presidenti Kastro, por flet Fideli, djaloshi i ri revolucionar, që ia doli ta çlirojë popullin e tij të shtypur nga zgjedha kapitaliste e një diktatori të pamëshirshëm si Fulxhencio Batista. Në këtë libër flet zëri i një brezi të tërë kubanësh, që besuan dhe realizuan të paimagjinueshmen. I një brezi, që siç do të thoshte Çe Gevara “u bënë realistë, sepse kërkuan të pamundurën”.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 21:04:14 +0000

Trending Topics




© 2015