Lahuta e Malcís – Preja Vall, kush din mue me m’ - TopicsExpress



          

Lahuta e Malcís – Preja Vall, kush din mue me m’ kallzue, Pse kjo qyqja ,zog i true, Si mos kurr âsht tue vajtue N ‘ at Vranine, n’ at t’zeze krahinë, M ‘ breg t ‘ Liqênit n ‘at kodrinë? 5 A mos kján hallet e veta, Persè zí i shkon moti e jeta, Bír as bí pá rritë e shkreta? Qyqja vehten s’ âsht tue kjá, Bír as bí pse e mjera s, ká; 10 Por po kján ajo nji moter, Qi ka mbetë sod qyqe n’ voter, Sod qi kputë i âsht kulmi i shpís: Kján qat motren e atí Avdís! Jo,po,âsht vrá thonë, Avdì Hisa, 15 Mriz kah bâte nên dy lisa, Nên dy lisa n’ mal t’ Vraninës: E vrau Vulja, i biri i shkinës! Njiky Vulja, ‘i trim drangue, N’ at Vraninë fort âsht rendue: 20 Nuk lên kál, jo, me shtektue, Nuk lên çikë, jo, me u fejue, Ke po i vret aj djelmt e rí, Ke po i kthen nuset n’ gjiní, Ke po i vishte nanat ne zi. 25 Edhè u çueka,zogu i shkinës, Me trembdhete cuba t’ Cetines, Me msý mrizet e Vraninës: Po i isht’ kênë kandun mishi i dhís: Edhè u ndeshka m’ mriz t’ Avdís. 30 Qaj Avdija vrik piskati: ndalo, Vulo, mustak-giati: Ndalo,Vulo,me caruqe, Pse s’ t i leshoj, dhít e kuqe, Per pá e lá mrizin me gjak: 35 S ‘ ruej dhí per Karadak! Edh’ e drodh t’ zezen , Qi e kisht’ pasë moter e nânë, Kinsè, i mjeri, zjarm me i dhânë; Por prej Zotit s’ kisht’kênë thânë; 40 Persè i shkrepi n’ dorë , Shí kur dashtë s’ do t’ i a kisht’ nâna. Po, por Vùloja i terbue, Qi per pushkë ishte i gatue, M’ i u shterngue: 45 Dekun m’ tokë e la pushue. Edhè u turr m’ tê i patenzoni, (Shka as atij s’ i a epte zakoni), E i zdeshi xhamada’n E i a xuer edhè taga’ n, 50 E i a muer pushken e giatë, Si nder burra s’ âsht zanát; Mandej dhít i vên perpara, Edhè u grafë neper rrege e ara. Fort po nget capi i Vraninës, 55 Fort po ndjekë cubi i Cetinës, Fort po kján nji e bija e Turkinës: Fort po kján e fort po fshán, Dekun m’ vig kah e shef te vllán: — Kur ká dalë qaj hylli i dritës,60 O vllau i êm o vllá! Mbí ato suka t’ Podgoricës, O vllau i êm o vllá! Ti m’ i a vne pushken krahit, O vllau i eêm, o vllá! 65 Edhè m’ dole m’derë te vathit, O vllau i êm, o vllá! E m’i a lshove zânin skjapit, O vllau i êm, o vllá! Me i lshue podit e livadhit, 70 O vllau i êm, o vllá! Me i lshue m’ ujë– m’ at ujë t’ Moraçës O vllau i êm, o vllá! Me i mrizue ke aj lisi i rrashit. O vllau i êm, o vllá! 75 Qyqja motra tue t’ kundue, O vllau i êm, o vllá! Porsí lis me degë prarue, O vllau i êm, o vllá! Lis me mâje te lulzue, 80 O vllau i êm, o vllá! Rrite e mjera tue u mendue, O vllau i em, o vlla! Se me ç’ vashë tý me t’ fejue; O vllau i êm,o vllá! 85 Por qe Vùloja, i’ drangue, O vllau i êm, o vllá! Me tokë t’ zezë ty t’ ká martue, O vllau i êm, o vllá! Armë e petka tue t’ shkretue, 90 O vllau i êm, o vllá! Nanë e moter tue t’ zezue, O vllau i êm, o vllá! T’ zezat qyqe tash këndojn, O vllau i êm, o vllá! 95 Nanë e moter t’ u ndihmojn, O vllau i êm, o vllá! Pse mâ udhë per tý s’ kundrojn. O vllau i êm, o vllá! Tash këndon nji zog i zí, 100 O vllau i êm, o vllá! Kah t’ fluturojë neper Shqypní: O vllau i êm, o vllá! Kurr ket p6unë un s’ e kam ndí, O vllau i êm, o vllá! 105 Se ká mbetë kund gjak pá u kthye, O vllau i êm, o vllá! A me pare a se me krye, O vllau i êm, o vllá! Veç ká mbetë njaj gjaku i Avdis, 110 O vllau i êm, o vllá! Qyqja motra, vaj, e Avdís!—– Ksht vajton të vllán Turkina: E ndien Lqêni edhè Vranina, Edhè e ndieka aj Oso Kuka; 115 Vaj’n e ndieka e m’ kambë u çueka: — Hani djelm! e ju vraftë buka! Eh ju vraftë buka e Dauletit; Eh ju dhaça ujët e detit, Po s’u muer sod gjaku i Avdís, 120 Po s’ i u kthye ndera Shqypnís. Çou bre, Soko, e mund t’ i xâmë! T’ mos t’ i májm cubat me vjâmë, T’ mos t’ i lâmë çikat me nâmë. Proh! ti o Zot, kur na janë çue, 125 Mbathë e zbathë– si kan qillue E i kan rrokun armët Shqyptare, Njato e >, Njato t” bardhat n’ za E i kan njitë njatà tagâna, 130 E i kan vû njato calina, Se ç’ ushtimë ka marrë Vranina! Porsì, kur ndokush t’ i nguce, Dalin grêthat jashtë biruce, Njashtû turr per derë t’ kaushës 135 Djelmt e Osos rrâjn drejt fushës Kû kisht’ krise e zezë potera, Motra e Avdís kû kjate e mjera. Shoqi shoqin nuk po e pritka, Por secilli vrap po ngitka, 140 Thue se t’ parit qi do t’ veka, Petku cohet do t’i u préka ‘E jo mâ se po i pret deka! S’ âsht tue e drshtë, jo, kush rrezikun, kah per gjurmë po ndjekë anmikun; 145 Veç se i lngon setcillit zêmra, Ka mâ e letë s’i ndolli thêmra. Sýt u qesin flakë e shkendija Kah t’ frigueshem, si duhija, Qi kalon me t’ rrebtë zhumhuer, 150 Fushës i bjen kryq e terthuer, N’dorë tuj mbajtun pushkët arbnore, Qi u flakojne neper terthore Porsì rrfeja n’ natë mizore. Si i’ langue, qi, dalë me gjue 155 Endet malit pá pushue, Dér sa t’ jetë páu vû: Djelmt e Osos njashtû ngasin, Veç me cuba si mund t’ Hasin. S’ kerset, jo nji pyllë mâ teper, 160 Kur mêrr zjarrë ndoj majes s’ eper, Si kerset Vranina e shkretë, Sod qi bien Shqyptarët e letë, Vrap tuj ngá poshtë e perpjetë: Thue se kambve u kan vû fletë. 165 Kur,qe, krisi i’ M’ breg te Moraçës nder do zhavare: M’ breg t’ Moraçës drejt Bjelopoles, Krisi pushka e Preng Markoles. Preng Markola pre Mirditet, 170 Nder shokë t’ vet porsì hýll dritet, I pau cubat aj mâ i pari, Ke po majshin kah Ponari. Ah! kadalë, bre zogu i shkinës, Se s’ i a mêrr ti gjân Vraninës, 175 Me kênë vet ëKnjazi i Cetinës! Prenga Mirkos i vikati, M’ , edhè i ndêi gati. Krisi pushka, ateherë, batare. Krisi , 180 Edhè ushtoi duhma e breshânës Me u dridhe fmija n’ zêmer t’ nânës. E pse trimi m’ trim si t’ hase, E n’ log Zânash si t’ kersase, Si t’ kersase pushka, or vllá, 185 Rrallë pá gjak se mujn me u dá, Pavloviqi ktû edhè u vrá: Pavloviqi u vrá n’ pushke t’ para, Ka’ u grahë dhive neper ara. Kúr pau Vùloja se shoku 190 I kje vrá, e se pataloku Per tê s’ isht nji vend bejlegut, I lshoj dhít edhè u nis bregut. Me dorë, burra!— sa i mujt zâni, Brit Osja atbotë si luâni, 195 Edhè m’ shpinë aj zhgjetë i u lshue Me djelm t’ vet, porsi i’ Terbue. A ké pá ndo’ i herë per seri Se si, kur t’ u bjere skyfteri, Hikin pulat neper kaçuba? 200 Njashtû atbotë, hikne ata cuba. Hikne cubat porsi zhgjeta, Kush n’ teposhtë, kush kah perpjeta, Veç se Vulja, çue dollâmen, Aj aq shpejt s’ e ndrronte kâmben: 205 Kisht’ kênë trim, eh i bâsha gjâmen! Por shka? sod s’ i heci e mara, Pse edhè ‘i shoq i a fiku Tara. Tara pllumi i Jegumirit I rá krés shi njâjë mâ t’ mirit, 210 Njajë djaloçit prej Zaçirit, Tue e lshue dekun m’ do gjeth firit. Deh! moj Zânë, m’ a thuej nji fjalë: Kû e ka Osja edhe nji djalë? Kû e ka Osja at Kerrni Gilen, 215 Qi s’ i a dáj kund ? A thue ti, pse ndolli i rí, E pse e dí per tê n’ shpí Rreh nji zemêr plo dashtní, Ndoshta sod po i dhimbet jeta 220 E rrin mshefët nder shkorre e mbreta? Nuk âsht mshefë, jo, Kerrn Zagorja, Kerrn Zagorja—rê mizorja; por âsht ndeshë aj me Jovanin, M’ breg t’ Moraçës tue da mejdanin. 225 Desht ky Jovja i’ herë me hikun, Por per vrap s’ kisht pasë kerrçikun; Prandaj shokët e lane mbrapa, T’ cillt po hikshin me t’ mdhaj hapa. m’ shpinë, atbotë, si bisha 230 I u lshue Kerrni neper plisha, Neper plisha e bregut t’ uj” t, M’ m’ nja tue e gjujtë, M’ nja tue e gjuejtë, por veç per ânë: Gjallë me dorë dote m’ e xânë. 235 Por me dorë nuk xëhej djali, Pse kisht’ kênë nji sokol mali: Kisht’ kênë Shkjau, po, me trí zêmra! Tek e ndiu Kerrnin te th6emra, E hodh pushken m’ nji ferrmanë, 240 Edhè xuer aj t’ idhtë tagâ’n, Qi kisht’ fikë mâ se nji nânë; E t’ u dredhë ka’ i Zagorjani: Kshtû po mêrr e i thotë Jovani: Mos trrêjë mendja, or trim i rí, 245 Se e koris Malin e Zi, Tuj t’ rá n’ dorë si nji baxhí; Por, n’jé i armve e n’ jé Shqyptár, E per n’ jé ndopak bujár, Xír tagâ’n, e n’ kjoftë gjykue, 250 N’ bejleg kryet shkurtoma mue, Vrik qaj Kerrni na i ndêi gati, Na i ndi gati edhè i piskati: Si tagan, si pushkë te giatë, Jam Shqyptár, e i kam zanát; 255 Edhè cubi i Malit t’Zí S’ ká per t’ m ‘ msue besë e burrní… Por, merzitë mbasi t’âsht jeta Me cubní e me pûnë te shkreta, A ti ktû ké me marue; 260 Kerrni Gila pse m’ thone mue, Edhè xuer tagâ’n prej millit: Ç’ ka flakrue m’at rreze diellit! E si pushken m’ tokë e uli, Báll per báll Jovos i duli. 265 –Or Shqyptár, qi tash n’ e vona, Tuj perbuzun Fé e zakona, Veç mbas shpine msýn anmikun, Hec e shifsi dredhë çelikun Kerrni Gila e njaj Jovani: 270 Shif si dahet, bre, mejdani! N’ báll t’shoshojt ata si u gjeten, Kryq taganit i zateten: E si t’ ishin flakë e agzot, Lum e lum per t’Madhin Zot! 275 Se ç’ filluene me vringllue, Si dý rrfé, ehu! tue flakrue. Shkrepshin shkendija ndaj perpjetë Porsi m’ kullme prej hekrit t’ xetë, N’ajr tagânat ka’ u perpiqshin, 280 Kryet shoshojt atà ka’ i ndiqshin. Djersë e gjak xû me u Kullue; Por s’ xû asnj6ani me u ligshtue, Mu ma fort erdh t’u terbue. Kur varrohet n’ mal nji arí 285 A me pushkë a m’hekur t’ zí, Jo veç se prej dhimës s’topitet, Por mâ teper vjen e nzitet, Edhè msýn, n’ furi t’terbueme, Me gjak t’ vet armen t’ ritueme: 290 Njashtu atbotë atà dy trima T’ shpejtë kah dora si vetma, T’ rrebtë ka’ e sjellmja porsì rrfeja, Mêrrshin turr me fuqí t’ reja, Tue terflluem e tue kercnuem, 295 Shkumë e gjak, prej gojës tu’ u shkuem. Kur i behë, qe, n’ at fushore Oso Kuka rrfé mizore, Kah po kthete asajta n’ shpí Me dy rob edhè me dhí, 300 Qi kisht’ marre prej Malit t’ Zí. Oson Kerrni tuj e pá Disi marre atbote i rá Ke nene s’ kisht’ pré anmikun; Prandaj çon të prehtë çelikun 305 Edhè e siell me kaq furí, Qi t’kish ndeshë n’ cub t’ Malit t’ Zí Fíll per gjysë, tham, kje tu’e pré. Por jetë – giatë cubi kisht’ lé; Pse ndermjet tagâ’n i a qiti 310 Me tê deken edhè e priti. Kur tagânat janë zatetë, Fort shunglloi Vranina e shkretë. Edhè u kpu’ n t’ dy per mjedisit, Si t’ ki’ n kênë dý krande lisit. 315 atbotë Vikati Oso Kuka edhè u ndêi gati. U ndêi gati me i shkatrrue, Pse me dorë kjenë t, u pushtue. Zûni Osja atëherë me u thânë,
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 18:31:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015