Lazim Destani priti ambasadorin amerikan në Ecolog Në kuadër - TopicsExpress



          

Lazim Destani priti ambasadorin amerikan në Ecolog Në kuadër të bisedës së tyre është diskutuar edhe mbi përpjekjetpër t’i dhënë impulse jetës ekonomike dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë këtu. Ambasadori amerikan në Shkup, Pol ëolers ka qendruar sot për vizitë në zyrat e kompanisë ndërkombëtare Ekolog në Tetovë ku është takuar me biznismenin tetovar, z.Lazim Destani. "Gjatë vizitës së tij këtu në ambientet e Ecolog-ut, patëm nderin që nëpërmjet prezantimeve tona ta njoftojmë Ambasadorin Uolers me aktivitetet, rrethanat dhe dimensionet e bizneseve që grupacioni ynë po zhvillon në nivel rajonal dhe global. E njoftuam gjithashtu se Ushtria Amerikane si dhe Aleanca Veri-Atlantike janë ndër klientët tanë më të rëndësishëm që Ecolog me besueshmëri të lartë e të ndërsjellë i furnizon me shërbimet e veta në misionet e tyre paqësore në botë" deklaroi Destani për mediumet. Ndërkohë ambasadori Volers shprehi lëvdatat e tij për Destanin. "Unë gjithnjë kam thënë se shtetet dhe shoqëritë ecin përpara, kur kemi njerëz me vizion të cilët duan të zhvillojnë një produkt të ri ose një kompani, kudoqoftë ajo dhe kur njëkohësisht arrijnë sukses duke e zhvilluar një kompani, duke siguruar vende pune për mijëra njerëz si dhe duke e përmirësuar komunitetin dhe vet shtetin ku ata veprojnë dhe jetojnë. Ekolog-u dhe Z. Destani janë një shembull i shkëlqyer i këtij vizioni që kërkon të hapërojë përpara me qëllim që të zhvillojnë dhe prodhojnë gjëra të reja dhe me këtë ta bëjnë një shtet të dalluar" tha Volers. Në kuadër të bisedës së tyre është diskutuar edhe mbi përpjekjetpër t’i dhënë impulse jetës ekonomike dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë këtu. "Ambasadorit i dhamë mundësinë që të njihet më për së afërmi me biznesin në regjion dhe standardet e larta që ne aplikojmë për ndërtimin dhe mbindërtimin e resurseve njerëzore si edhe të perceptimit modern të filozofisë të biznesit" deklaroi Lazim Destani. Ambasadori Wolers për ditën e sotme ka planifikuar takim edhe me kryetarin e komunës së Zhelinës por takimi është anuluar përshkak të vdekjes së Abdurahman Alitit.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 22:52:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015