Leter e hapur, tifozeve te FK KUKESIT! Te nderuar tifoze te FK - TopicsExpress



          

Leter e hapur, tifozeve te FK KUKESIT! Te nderuar tifoze te FK KUKESIT, bashkohem me ju ne indinjaten tuaj per ikjen e presidentit Safet Gjicit. Por me si kuksiane, nuk mund te shkelim kurrsesi ne nderin e dikujt. Per aq sa z. Gjici drejtoi Kukesin, ne do i jemi mirenjohes per gjithe jeten. Investimet dhe seriozitetin ne klub, do ta trashegoje kushdo qe do vije ne krye te presidences. Sepse Kukesi me besen, traditen dhe ndershmerine qe e karakterizon, do ja imponoje ndershmerine kujtdo qe do behet neser do behet president apo qe do veshe fanelen e FK KUKESIT. Tifoze te nderuar, emri i Kukesit nuk mund te jete i lidhur vetem me emrin e dikujt. Kukesi eshte me shume se kaq. Dikush do ike, dikush do vije. Por te jeni te sigurte qe rruget jane shtruar dhe destinacioni i FK KUKESIT eshte sa me larg, sa me lart ne tabelat e klasifikimit dhe sa lart ne tabelin e nderit te ekipeve me nder. Prandaj, neser te gjithe te udhetojme drejt Tiranes, me uniforma, flamuj dhe te gjithe aksesorte e FK KUKESIT, per te mbeshtetur ekipin me shume se kurre, pasi asgje nuk ka perfunduar. Ekipi nuk eshte i Safet Gjicit, as i atij qe do vije me pas. Ekipi eshte i Kukesit, i tifozeve te jashtezakonshem. Ekipi eshte i te gjithe neve qe e kemi ndjekur kudo. Ekipi tashme eshte i te gjithe Shqiperise. Tashme Kukesi eshte faktor jo vetem ne futboll. Historia po i vendos gjerat ne vend, dhe ne duhet te jemi te gatshem te bejme ngapak histori, duke mbeshtetur ekipin deri ne sekonden e fundit. Kuksianet nuk e braktisin anijen. Tashme anija e tyre po lundron ne cdo cep te Europes. Dhe ne do jemi aty, me zemer dhe trup, per te bertitur ne mes te kryeqytetit "Paaara Kukesi"! Ne jemi nominuar per çmimin Nobel per paqe. Dhe sigurisht qe do vendosim paqe me ata qe vije, me ata qe ikin, me ata qe shenojne autogol dhe me ate qe humbet nje penallti. Ne e kemi bere historine! Neser do shkruajme kapitullin tjeter! Kapitullin e lavdise, te titulluar: "Kukes, me ben krenar"! Ne do jemi aty!
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 16:00:38 +0000

© 2015