Lexojeni pak, pak e gjate por me sh kuptim.. Lexojeni gocaaa. - TopicsExpress



          

Lexojeni pak, pak e gjate por me sh kuptim.. Lexojeni gocaaa. Vajza i shkruan një kabineti këshillimi investimesh, ku kërkon adresën e ndonjë burri të pasur me të cilin mund të martohej. Më e bukur është përgjigjia e njërit prej analistëve finanziar të këtij kabineti. Ja letra që vajza ka dërguar : “Jam një vajzë e bukur (ose më saktë shumë e bukur), 25 vjeçare, e arsimuar dhe kam gjithashtu shumë klas. Dëshiroj të martohet me një burrë i cili fiton të paktën gjysëm milionë dollarë në vit. Ndaj jam e interesuar të dijë nëse në dosjet tuaja keni të dhënat të disa burrave të pamartuar, të ve ose të divorcuar të cilët fitojnë jo më pak se 500.000 $ ose më shumë? Ndoshta keni dhe të dhënat e bashkëshorteve të burrave të pasur të cilat mund të jepni disa këshilla. Unë kam qenë e lidhur me meshkuj të cilët fitojnë 200.000 $ – 250.000 $ në vit, por 250.000 nuk janë të mjaftueshme nësë dëshiroj të jetoj në Central Park West. Ne kursin e Yogës kam njohur një grua e cila ishte martuar me një bankier i cili fitonte 500.000 $. Ajo jeton në Tribeca, për më tepër ajo nuk është as më bukur sa jam unë dhe madje nuk është as inteligjente. Atëhere çfarë ka bërë ajo, e çfarë nuk kam bërë unë? Si mund të arrij standardin e jetesës së saj?” Raphaela S Përgjigjja e ekspertit : E lexova letrën tuaj me vëmendje, dhe pasi e studiova kërkesën tuaj me kujdes të madh, arrita në një analize financiare të situatës tuaj. Së pari, dua t’ju them se unë nuk keni pse të humbisni kohën tuaj, unë personalisht fitoj mbi 500.000 dollarë në vit, megjithatë dua të dini sesi e konsideroj kërkesën tuaj. Ajo çfarë ju ofroni, gje e cila mund të kuptohet nga burri që ju po kërkoni nuk është një marrëveshje e mirë, që do të thotë e keqe. Ja përse: Duke lënë më nje anë artificialitetin e kërkesës suaj, çfarë ju propozoni është diçka e thjeshtë për t’u kuptuar: Ju vini bukurinë tuaj fizike ndërsa unë që fitoj 500.000 $ në vit vë parat. Oferta është e qartë dhe e drejtpërdrejtë,megjithatë ekziston një problem: pasi ajo që është e sigurt është se bukuria juaj do të zbehet çdo ditë e më shumë derisa një ditë do të zhduket. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e mia dhe pasuria ime ka gjasa të shumta të vazhdojë të rritet. Kështu që në terma ekonomike, ju jeni “një pasiv” që pëson një amortizim ndërsa unë jam “një aktiv” që prodhon dividentë. Pra, ju i nënshtoheni një amortizimi progresiv I cili bën që vlera tuaj ulet shpesh dhe shpejt. Për të qënë më i saktë: Ju tani jeni 25 vjeç, jeni e bukur dhe ndoshta do të qëndroni përgjatë 5 apo 10 viteve të ardhshëm, por çdo vit do të jeni më pak e bukur, dhe kur do të krahasoni një foto të bërë sot me atë të viteve te adhshme do të shihni sesa jeni plakur. Kjo do të thotë që ju aktualisht jeni në “fazën e rritjes”, kështu që është një moment i mirë për t’u shitur, por jo për t’u blerë. Duke përdorur gjuhën e Wall Street, ai që ju ka aktualisht ka interes të ju ketë në “Trading position” (në pozita shitjeje) dhe jo në “buy and hold” (blejë dhe konservo) dhe tani për tani është ajo që ju ofroni. Si rezultat, gjithnjë në aspektin ekonomik, martesa (e cila është një “buy and hold “ (blej dhe mbajë) me ju nuk është një marrëveshje e mirë si në një periudhë me afat te mesem, ashtu dhe në atë me afatgjatë. Megjithatë, në gjuhën e biznesit leasing-u (qeraja) mund të jetë një marrëveshje e arsyeshme për të cilën ne mund ta mendojmë dhe të diskutojmë së bashku. Mendoj se nëse ju më jepni garancinë se jeni “e sjellshme, me klas dhe shumë e bukur” ndoshta mund të jem qeraxhiut i kësaj “makine”. Megjithatë, kam dëshirë që të bëj atë që është një praktikë e zakonshme në biznes – një test që do të thotë “test drive” para se të konkretizoj operacionin. Në përfundim: fakti që bën që blerja juaj është një marrëveshje jo e mirë për shkak të zhvlerësimit tuaj në rritje, ju sugjeroj një qira vetëm për periudhën gjatë së cilës pajisjet tuaja do të jenë në përdorim cilësor. Me pritje te pwrgjigjes tuaj. Në pritje për të dëgjuar nga ju.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 20:27:10 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015