Libra që kanë ndryshuar botën Librat e mëdhenj e kanë këtë - TopicsExpress



          

Libra që kanë ndryshuar botën Librat e mëdhenj e kanë këtë aftësi, jo aq të ndryshojnë botën sesa perceptimin që kemi ne për të. Librat e shenjtë, pa diskutim, ndikojnë në këndvështrimet tona, pavarësisht nëse besojmë ose jo. Ka libra që të shtyjnë drejt të menduarit racional dhe të tjerë që bëjnë krejt të kundërtën. Ka libra që kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, me pasoja mbi autorin dhe njerëzimin. Më poshtë janë disa nga librat që në periudhën kur janë shkruar – dhe jo vetëm – kanë pasur impakt në shoqërinë njerëzore. 1. Bibla Libri më i botuar i të gjitha kohërave, që ka frymëzuar miliona të krishterë në të gjithë botën. Disa njerëz janë përpjekur ta shfrytëzojnë Biblën për të ndërtuar një botë në paqe; në kohën e kryqëzatave Bibla u kthye në një arsye për të pushtuar; në kohën e Martin Luter King, Bibla përfaqësonte lirinë e mendimit. 2. Kurani Kurani është libri i shenjtë i myslimanëve, me një ndikim të madh ndër shekuj. Ashtu si Bibla, në momente të veçanta, nga njerëz të ndryshëm, Kurani është përdorur për interesa të ngushta. 3.Mein Kampf", Adolf Hitler, 1925 Ky libër ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit. Në "Mein Kampf", Hitleri shkroi planin e tij për Gjermaninë e re, që përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë. 4. "Manifesti i Partisë Komuniste", Karl Marks dhe Friedrich Engels, 1848 Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Disa prej parimeve që gjenden në "Manifestin e Partisë Komuniste" janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë. 5. "Princi", Niccolò Machiavelli, 1532 Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, mes të cilëve Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe e arriti atë, në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. 6. “Origjina e species”, Charles Darwin (1859) Botimi i Darvinit tronditi botën shkencore në shekullin XIX. Në ekspeditat e tij nëpër botë Darvini u mrekullua nja diversiteti i llojeve. Natyralistët e ditëve të sotme pa dyshim mbështeten në punimin e Darvinit, që edhe sot luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e planetit. 7. “Arti i luftës”, Sun Tzu (shekulli VI para Krishtit) Libri më i vjetër dhe më i suksesshmi mbi strategjitë luftarake. Libri ka pasur një influencë të madhe në shoqërinë lindore dhe nga shekulli i XVIII u bë i njohur edhe në perëndim. Ka frymëzuar strategë të mëdhenj, si Napoleoni dhe gjeneral Douglas MacArthur. 8. “Çekiçi i shtrigave”, Heinrich Kramer (1486) Libri shkaktoi gjueti shtrigash në të gjithë Europën. Ky pamflet doli pak para reformimit protestant dhe ishte një prej librave më popullorë, në mesin e reformatorëve. Ndërmjet viteve 1487 dhe 1520, libri u botua njëzet herë dhe 16 botime të tjera erdhën ndërmjet viteve 1574 dhe 1669. Ky libër mjaftoi për të shkaktuar një gjueti shtrigash që vazhdoi për shekuj me radhë. 9. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, Erich Maria Remarque (1929) I vetmi libër i botuar më shumë se Bibla, “Asgjë e re nga fronti I perëndimit” u dogj nga nazistët. U shkrua nga një njeri që kishte përjetuar Luftën e Parë Botërore. Konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë anti-luftë dhe një nga më të mirët e shkruar në historinë e letërsisë. 10. “Një dhomë më vete”, Virginia Woolf (1929) Libri që ndryshoi qëndrimin ndaj gruas. Në këtë ese, feministja e njohur shpalos bindjen e saj se për të krijuar vepra gjeniale gratë duhet të kenë para dhe një dhomë më vete.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 08:50:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015