Lucë Marluca: Koka ban e koka pson….. Mirë menxhez i nderti - TopicsExpress



          

Lucë Marluca: Koka ban e koka pson….. Mirë menxhez i nderti Salë… Me respekt deshta pak fjalë me Ju thanë. Po kie’i xanë, leni vargjet n’njenen anë der të gjeni kohë të lirë, si mund t’jetë per Ju ma mirë- Dje lexova në gazetë nji artikull mjaft të”nxehtë”, me nji lajm që bante bujë, nji mendim, vendim i Juej, se do t’ktheni n’tokë t’Shqipnisë Koken cung të Pashë Alisë.. Deri ktu e mora vesht, por dhe ma besoj m’u desht që të dijë si asht vendosë, në ç’parcelë ka me’u vorrosë? Nga që e dini mirë qebesa se n’dy krahë kemi vorreza. Nga e djathta e Memëdheut, kndej në krah të Skenderbeut, kemë varrosë Burrat e Dheut. Burra t’ mendshem, Burra trima, deri n’Qiellë shkoj ulurima kur trathtisht na’ i vrau rregjimi, nji rregjim ushqye nga krimi. N’krahin tjetër janë trathtarët, janë shqipta’rt që vranë shqiptarët, atje n’grup asht mbushë parcela, me gjaksorë e kriminela. Tash due t’dijë, ky Ali Pasha me që i ka do thana e thasha, e madje do kasha e lasha, në ç’parcelë keni mendue që’ajo Kokë duhet gropue? A s’do ishte shumë ma mirë mos me e lanë atë Kokë të lirë, se tue’e nxjerrë nga ajo birë, ndoshta i thotë perpjekjes Suej, “-Me Kokë time Salë mos luej, por më len në tokë t’Stambollit, nder kto tule t’Anadallit”- “-Jo, jo, jo nuk asht ashtu, Pàsha duhet t’vijnë këtu. Ju kam thanë edhe n’Kuvend, se shqiptaret në kte vend, per nen qurk, a por mbi qurk, kanë të gjithë nga’i pikë gjak turk, ndersa Pàsha ka pasë oken, prandej ktu ai e ka token.” Mos brè Salë, terhiqe atë fjalë se po m’fyen me babë e djalë. Mos të duket krenarì kur nji popull s’ka lirì, dhe ia sheh gjymtyr’t e tij që livizin me gjakt’huej, kurr ma popull mos i thuej.. Me çka shoh zotni kryetar, paske mallë per pashallarë, por ta dijsh nji fjalë të parë, n’se je turk, un jam shqiptar. Kur Turqija i duel ktij vendit, Gjyshi m’zbriti prej Kelmendit, pershkoi zaje, pllajë e koder e xu vend diku në Shkoder, tue shkarkue asaj dere, veç gjak bjeshke, musht prandvere. Sot kryetar do t’bajshe mirë me marrë rrugat per Izmirë, tue’ i ba lutje qeverisë me u shmallue me Kokë t’Alisë. Nderkohë koka ka me mbetë, pa u trazue poshtë e perpjetë, Kshtu dhe na do t’jemi t’qetë….. Lucë Marluca, Shkoder – 2013 kosova.albemigrant/?p=20349
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 16:55:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015