MARRVESHJA THAQI-DAQIQ Marrëveshja e arritur në Bruksel mes - TopicsExpress



          

MARRVESHJA THAQI-DAQIQ Marrëveshja e arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daqiç, për lejimin e zyrtarëve serb në territorin e Kosovës gjatë fushatës parazgjedhore, ka ngjallur reagimin edhe të Asociacionit të Kriminalistëve të Kosovës. Sipas tyre, kur serbet janë të lirë dhe udhëtojnë anekënd Kosovës, duket e habitshme kërkesa e Ivica Daqiç për ardhjen në Kosovë në emër të lëvizjes së lirë, por për çudi kërkon lëvizje të lirë për veti dhe jo për serbet. “Ne vlerësojmë se ardhja e tij do të radikalizon situatën parazgjedhore jo vetëm të serbët por edhe të shqiptarët. Është ironike kërkesa e tij për lëvizje të lirë personale me mjete të blinduara. Populli serb nuk është i shtrirë në spital, sepse askund në botë fushatat zgjedhore nuk vlerësohen si sëmundje ose epidemi. Ivica Daqiç nuk është mjek. Pasojat eventuale të paparashikuara do t’i bien si përgjegjësi mbi insistuesin, udhëzuesin dhe aprovuesin e kësaj ardhjeje problematike dhe me rrezik”se, çdo lëvizje fizike jashtë objekteve fetare dhe çdo deklaratë politike në favor të cilitdo grup e argumenton shqetësimin tonë dhe edhe një herë ju apelojmë instancave vendore dhe ndërkombëtare si dhe bashkësisë serbe se ardhja e Ivica Daqiç duhet me qenë ajo adresë ku vetë serbët por jo vetëm ata duhet të kërkojnë shkaktarin kryesor të ndonjë incidenti të mundshëm që mund të ndodhë. Sipas hulumtimit në terren është një gjendje e rëndë në mes të vetë subjekteve politike serbe në Kosovë dhe ne apelojmë po ashtu edhe te qeveria e Beogradit qe ta rishqyrtojë vizitën e Daqiç në Kosovë, ashtu që mos ti qitet një hije e keqe shtetit me të ri në botë Republikës së Kosovës.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 15:31:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015