MB boton buletinin e punës 1 mujore të Policisë së Shtetit, - TopicsExpress



          

MB boton buletinin e punës 1 mujore të Policisë së Shtetit, Tahiri: Gjithçka për një vend të sigurtë Ministria e Brendshme publikon buletinin nje mujor te punes se Policise se Shtetit, duke renditur ne te gjithe aktivitetin e bere nga periudha 17-shtator-17 tetor. Ne te me kapituj te vecante jane perfshire aksionet e quajtura me te rendesishme te MB, si “Ikona”, “Fund Marrezise”, “Euro Car Albania”, “Dark Web”, kater operacione antikorrupsion, ndertimet abuzive, prerjen e pyjeve, kapjen e personave ne kerkim nderkombetar etj. Sipas buletinit jane kapur 187 persona qe kane qene ne kerkim, jane proceduar 2455 persona, jane arrestuar 441, jane evidentuar 2650 vepra penale. Ne letren shoqeruese te buletinit, ministri i Brendshem Tahiri garanton shqiptaret se nga sot do te debatohet mbi statistikat, e jo per statistikat si deri me sot. “Me këtë parim, publikojmë sot Buletinin Mujor të Policisë së Shtetit, duke synuar nga njëra anë publikimin e statistikave të plota në përmbushje të parimeve të transparencës dhe demokratizimit të vetë Policisë së Shtetit. Dhe nga ana tjetër, duke ndërtuar një platformë komunikimi të qëndrueshme me qytetarët, median dhe ekspertët e fushës, të cilët nëpërmjet Buletinit, mund të vlerësojnë efektivitetin e performancës së Policisë së Shtetit’- shkruan Tahiri. Sipas tij, krijimi i traditës së hartimit dhe botimit të Buletinit me të dhëna statistikore përbën jo vetëm një vlerë të shtuar, e cila i ka munguar publikut në kuadër të transparencës, por edhe një instrument demokracie të mëtejshme, për aq kohë sau lejon qytetarëve vlerësimintonë. “Shifrat tregojnë njëkohësisht edhe punën e Policisë sëShtetit duke lënë vend për gjykim dhe vlerësim lidhur me çdo gjë që duhet të bëjmë për të përmirësuar në vazhdim. Mjafton të shohësh se janë sekuestruar 3.6 kg heroinë apo se janë zbuluar dhe proceduar vetëm 2 raste të trafikut të femrave dhe 1 rast trafik të mituri, për të kuptuar se ende shumë punë kërkohet nga Policia e Shtetit për të rritur efektivitetin në këtë fushë”- shkruan ai. Sipas Tahirit, Policia e Shtetit është telefonuar në numrin 129 plot 13.273 herë, cfare tregon sipas tij nivelin e besimit të publikut te vetë policia si instrument ndërmjetësimi dhe force ndaj shqetësimit të qytetarëve. “Kjo është përpjekja jonë e parë dhe besoj shumë më shumë do bëjmë në vazhdim për të ofruar të dhëna më të hollsishme e më të plota. Ministria e Brendshme mbetet e hapur për sugjerimet dhe propozimet e të gjithë aktorëve të interesuar nëpërmirësimin e këtij botimi statistikor’
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 13:39:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015