MENDO, AIDS ËSHTË NJË SËMUNDJE SERIOZE!Shkaktarë i AIDS-s - TopicsExpress



          

MENDO, AIDS ËSHTË NJË SËMUNDJE SERIOZE!Shkaktarë i AIDS-s është virusi i imunodeficiencës humane (human imunodeficiency virus HIV) i cili i përket retrovirusëve. Ky virus është në gjendje t’i shkatërrojë qelizat e bardha, specifike të quajtura T-limfocite ndihmëse. Me të hyrë virusi në organizëm, mbetet gjatë tërë jetës.Sindromi i imunodeiciencës së akuiruar (aquired Immunodeficiency Syndrom - AIDS) është një çrregullim i ri dhe i komplikuar i sistemit mbrojtës të organizmit. Termi akuiruar do të thotë i fituar gjatë jetës, e jo i trashëguar.AIDS godet strukturat më të përsosura të imunitetit, duke e bërë individin të ndjeshëm ndaj mikroorganizmave me të cilat më parë ka jetuar në harmoni relative. Këto të ashtuquajtura infeksione oportune në rrethana normale nuk paraqiten te njerëzit e shëndosh.Shkaktarë i AIDS-s është virusi i imunodeficiencës humane (human imunodeficiency virus HIV) icili i përket retrovirusëve. Ky virus është në gjendje t’i shkatërrojë qelizat e bardha, specifike të quajtura T-limfocite ndihmëse. Me të hyrë virusi në organizëm, mbetet gjatë tërë jetës. Organizmi reagon ndaj invadimit të virusit të AIDS-s nëpërmjet të prodhimit të antitrupave specifike ndaj virusit (HIV antitrupat). Fatkeqësisht, antitrupat duket se nuk e bëjnë neutralizimin e virusit në mënyrë të zakonshme, kështu që individi mundtë jetë infeksioz për të tjerët.Periudha e inkubacionit (periudha nga momenti i depërtimit të virusit në organizëm deri në momentin e manifestimit klinik të sëmundjes), zgjat nga 6 muaj deri në6 vjet e më tepër, mesatarisht 28 muaj.Individët që janë të infektuar me HIV, klasifikohen në:-virusvbartës asimptomikë pashenja të imunosuprimimit;-limfadenopatia perzistente e gjeneralizuar (PGL) - me gjëndra të rritura limfatike (limfadenopati) nën sqetulla, qafë, gilcë;-kompleks i shoqëruar me AIDS (AIDS related complex - ARC)- simptomatik me plogështi, temperaturë të ngritur, djersitje gjatë natës, humbje peshe, diarre e zgjatur pa shkaktar të identifikuar dhe shpeshherë me dobësi të sistemit imunologjik;-sëmundja e shfaqur plotësisht (AIDS) - simptomatike me infeksione për jetë oportune dhe sarcoma Kaposi.Kush është i rrezikuar na AIDS?Kategoritë më të rrezikuara nga AIDS janë: meshkujt homoseksualë ose biseksualë, narkomanët që shërbehen me gjilpëra të përbashkëta, hemofilikët (vuajnë nga një defekt i trashëguar në mekanizmin e koagulimit të gjakut në të cilën një apo dy faktorë esencialë për formimin e koagulimit mungojnë) të cilët kanë marrë produkte të infektuara të gjakut, pacientët që kanë marrë transfuzione të gjakut të infektuar me HIV, partnerët heteroseksual të pacientëve me AIDS ose të atyre të infektuar me HIV, fëmijët e prindërve të sëmurë nga AIDS.Si bartet virusi i AIDS-s?HIV është i izoluar në gjak, nëspermë, në sekrecione vaginale, në lëngun truposhpinor, në pështymë, në urinë, në lot dhe në qumësht. Eksponimi ndaj cilitdo nga këto dy lëngje të trupit, nëse janë të kontaminuara, paraqet rrezik. Nuk ka të dhëna për mundësinë e përhapjes së virusit të AIDS-s përmes kontakteve të rëndomta shoqërore ose përmes përshëndetjeve. Virusi nuk mund të merret me prekjen e gjësendeve të përdorura nga personat e infektuar. HIV është një virus fragjil dhe nuk mund të përballojë nxehtësinë. Temperatura prej 600e mbyt virusin.Shumë mjete dezinfektuese easgjësojnë virusin. Virusi i AIDS-s bartet: përmes kontaktit seksual, homoseksual dhe heteroseksual, përmes mënyrës paraenterale me gjak ose produkte gjaku të infektuara, përmes shiringave dhe gjilpërave të përbashkëta nga ana e abuzuesve të medikamenteve intravenoze, si dhe përmes bartjes transplacetare dhe perinatale nga nëna në fëmijë.Si trajtohet AIDS?Trajtimi i AIDS-s paraqet një sfidë. Deri më tani,nuk ka shërim nga AIDS, por vetëm ekzistojnë medikamente për trajtimin e komplikimeve të sëmundjes dhe disa medikamente antiretrovirale (këto të fundit ndodhen në fazën e provave terapeutike).Nga këtu, imponohet parandalimi i AIDS-s, si mënyra e vetme efikase në luftë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.Mënyrat e parandalimit janë:-parandalimi i transmetimit seksual bazohet në përdorimin e prezervativit;-parandalimi i transmetimit me anën e gjakut bazohet në depistimin sistematik të donatorëve të gjakut apo të organeve për transplantim;-transmetimi nëpërmjet shiringave dhe gjilpërave sterile për një përdorim;-transmetimi nënë-fetus parandalohet duke mos lejuar shtatzëninë (me anën e kontraceptivëve te gratë seropozitive) ose duke e ndërprerë gravidancën te gratë e infektuar me HIV.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 13:19:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015