MINISTRIA E MBROJTJES: NUK PËRGATITËM ASNJË PROJEKTVENDIM PËR - TopicsExpress



          

MINISTRIA E MBROJTJES: NUK PËRGATITËM ASNJË PROJEKTVENDIM PËR ARMËT KIMIKE TIRANË, 2 Dhjetor /ATSH/- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot përmes një njoftimi për shtyp se shkrimi i botuar në gazetën “Panorama”, sipas të cilit “Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur projektvendimin për armët kimike por që nuk u miratua në qeveri pas “JO” së Kryeministrit Rama”, nuk është i vërtetë. Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria e Mbrojtjes sqaron se projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr.997, datë 10.12.2010 të Këshillit të Ministrave Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qëndrës së punës, brenda vendit”, të ndryshuar, nuk flet në asnjë moment për përgatitje për sjellje armësh kimike në Shqiperi. Sipas kësaj Ministrie, propozimi ka të bëjë me trajtimin e njëjtë dhe të barabartë të punonjësve të FA-ve, me pjesën tjetër të administratës, siç edhe sqaron relacioni përkatës. “Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur këtë projektvendim nisur nga fakti që një pjesë e depove me kimikate stoqe, janë vendosur në zona të cilat ndodhen në një distancë mbi 100 km larg nga qendra e punës, si dhe në kuadër të vështirësisë së lartë që paraqet kryerja e një shërbimi të tillë nga personeli ushtarak i FA-ve” bëhet e ditur në njoftim, duke sqaruar më tej se projektvendimi ende nuk ka shkuar në qeveri por i është dërguar për mendim ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur gjithashtu se një propozim i ngjashëm është bërë nga Ministria e Mbrojtjes edhe në vitin 2011, për të gjithë punonjësit që u angazhuan në procesin e asgjësimit dhe demontimit të municioneve të tepërta të FA-ve dhe se projektvendime të së njëjtës natyre kanë përgatitur edhe ministri të tjera. f.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 12:29:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015