MIRDITE - Marrëveshja e 1 Prillit PS-LSI, për Sokol Olldashin - TopicsExpress



          

MIRDITE - Marrëveshja e 1 Prillit PS-LSI, për Sokol Olldashin më shumë se një aleancë, është rithemelimi i Partisë së Punës. Dhe në këtë situatë, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, paralajmëroi nga Lezha një aksion opozitar për rrëzuar këtë koalicion që në zgjedhjet lokale të vitit 2015. “Marrëveshja e 1-Prillit mes PS-së dhe LSI-së riktheu Partinë e vjetër të Punës. 1 Prilli ishte rithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundërshtarin tonë politik, ish Partinë e vjetër të Punës, pra do të thotë , Partinë Socialiste dhe LSI-në bashkë, pra do të thotë banditët e PS-së dhe hajdutët e LSI-së, të gjithë bashkë. Duhet t’i fokusojmë dhe t’i godasim me të gjithë fuqinë tonë politike. Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, por dy: Ka ish Partinë e vjetër të Punës dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë të cilin, ne duhet ta vendosim menjëherë. Kjo parti ka rrëzuar Partinë e Punës në 1992, ka rrëzuar mazhorancën e korrupsionit në 2005. Partia Demokratike këtë aliazh e rrëzon në përpjekjen e parë elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2015.” Ndërsa duke komentuar premtimet për shëndetësinë dhe politikën fiskale, Olldashi tha se mazhoranca filloi të çmontojë propagandën e saj ende pa u mandatuar. Nga Mirdita, Olldashi tha se Partia Demokratike duhet të funksionojë si një shtëpi e madhe e opozitës dhe se duhet të forcojë menjëherë raportet me shtresat tradicionale të saj: Të përndjekurit, ish pronarët, biznesin dhe klasën e mesme.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 12:14:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015