MISIONARI i DJALLIT! Si iu kunderpergjigj mjeku pediater ne - TopicsExpress



          

MISIONARI i DJALLIT! Si iu kunderpergjigj mjeku pediater ne Kukes Misin Braha, librit abuzant te “mjekut” australian me origjinë nga Sllovenia me emrin Craig Juriseviç, depertoi ne Kukes dhe Kosove gjate luftes se vitit 1999? ”DUART E PËRGJAKURA: KIRURG LUFTE”, (Blood On My Hands: A Surgeon At War), botuar pas dhjete vitesh ne Australi nga Craig Jurisevic, do te kishte per mision perbaltosjen e Luftes se UCK-se dhe mbi te gjitha, perbaltosjen dhe veshjen me element krimi te gjithe atij kontributi human te mjekeve dhe gjithe spitalit te Kukesit. Madje mbi bazën e këtij libri të shkruar nga Crajg Juriseviç në bashkëpunim me Robert Hillman do të realizohej një film, ku përmendet edhe aktori që do të luante rolin kryesor, Sam Worthington që është bërë i famshëm në filmin “Avatar”, “Clash of the Titous” dhe “Terminador salvation”. Akskush ne trojet shqiptare nuk iu pergjigj ketij libri, asnje gazetar, shkrimtar apo investigues, por pikerisht nje mjek i thjeshte dhe human ne spitalin e Kukesit, Misin Braha. Per ironi te fatit, edhe pse i ishte perveshur punes per mbrojtjen e nje kauze te shenjte nder shqiptare, ai ishte hequr dhe nga puna, dhe gjithe kete pune investiguese skrupuloze, do ta bente me harxhet e veta, pa e kuptuar askush se ai po i bente nje sherbim te madh KOMBIT dhe luftes se drejte te popullit te Kosoves dhe mikpritjes se madhe shqiptare per vellezerit e nje gjaku. E kam takuar ne Kukes mjekun e thjeshte dhe human, teksa me rrefen detajet nje e nga nje. Mjeku qe gjithe jeten e tij, ka sherbyer me devocion te jashtezakonshem, pa i marre askujt nje gjysem leku per sherbimin e bere, pos rroges se shtetit, ndersa sefundi i eshte dashur qe rrogen dhe kursimet e tij t’i lere pikerisht per librin “Misioni i Djallit” Mjeku pensionist ka bere punen me te guximshme dhe cilesore investiguese nder shqiptare keto vitet e fundit, teksa rrefen se per te bere kete liber me fakte dhe jo hamendesime, kam mbledh dokumente e te dhena nga institucionet e ndryshme ne Kukes, nga organet e policise dhe prokurorise, filmime dhe fotografime nga mediat e ndryshme, kam mbledh deshmi nga shqiptaret e shumte te ardhur nga Kosova, nga te semure e te plagosur qe kane qene te shtruar ne spital, nga familjare dhe te aferm te tyre. Jam takuar pas shume vitesh me prinder femijesh qe jane shtruar e mjekuar ne spitalin e Kukesit ne peirudhen 27 mars deri me 12 qershor 1999. Pothuajse, per me shume se nje vit jam marre me verifikimin dhe saktesimin e cdo ngjarje, cdo veprimtarie dhe cdo fakti per te qene i sakte dhe i vertete, i sigurte ne kundershtimin tone kundrejt genjeshtarit Jurisevic, dhe ngjarjeve e trillimeve qe ka hedhur ne librin e tij. Edhe tani qe po i hedh keto rradhe, nuk me shqitet nga mendja ky mjek me zemer te madhe shqiptare, por dhe me acaron harresa shteterore per ta vleresuar, me se paku, per ta ribotuar kete liber gjithe argumente, rrefime e datime historike, per ta vene perballe nje libri qellimkeq te nje “mjeku-spiun”, qe kishte ardh me Misionin e Djallit ne Shqiperi dhe Kosove, bash ne vitin 199! Gj.M Me poshte po sjell shenimet e redaktorit Besim Cengu per librin e autorit Misin Braha “Misioni i djallit” *** Diku nga muaji janar apo shkurt i vitit 2012, më thotë dr. Shaqir Shehu (që aq shumë ka dhënë për luftën e vitit 1999) se një mjek australian me origjinë nga Sllovenia me emrin Craig Juriseviç ka shkruar një libër kujtimesh me titullin “Duart e përgjakura, kirurgu në luftë” (Blood On My Hands: A Surgeon At War) i botuar nga fundi i vitit 2009 apo fillimi i vitit 2010 në Melburne të Australisë nga enti botues “Wild Dingo Press”, kurrë nuk më shkoi mendja te një bjond nga ky vend i largët i para 13 vjetëve që kërkoi të realizonte një intervistë në mikrofonin e Radio Kukësit, ishte autori. Deri në atë bisedë me doktorin asnjë dijeni nuk kisha se qenka botuar një libër për atë periudhë prej një australiani i ardhur nga “prapa diellit” dhe që ai me të gjitha mënyrat e kishte denigruar jo vetëm luftën e drejtë të luftëtarëve tanë të lirisë, por edhe kishte përbaltos popullin shqiptar. Para se të gjej librin me kujtime unë lexova gjithçka në internet rreth këti libri dhe autorit. I brishtë, delikat, i ndrojtur, frikacak. Këto janë cilësitë që ai pat transmetuar tek ata pak njerëz me të cilët ka patur “fatin” të takohet me to. Një farë tipi i ngjashëm me personazhin komik të Sandër Mafishes te komedia “Pallati 176”. Duke hulumtuar rreth këtij individi dhe kujtimeve të botuara në shqip te enti botues “Koha” në Prishtinë, më çuditi fakti se si reagimet e para mediatike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kanë qenë pozitive për këtë libër. Një intervistë në “Zhurnal Plus” të Shkupit realizuar nga Rozafa Kelmendi më 26 janar 2010. Pas një muaji në New York (23 shkurt 2010) në revistën shqiptare “Ilyria” botohet një shënim me titullin “Një film në Holliwod kushtuar UÇK-s” ku opinioni sqarohet se mbi bazën e këtij libri të shkruar nga Crajg Juriseviç në bashkëpunim me Robert Hillman do të realizohet një film. Madje përmendet edhe aktori që do të luaj rolin kryesor, Sam Worthington që është bërë i famshëm në filmin “Avatar”, “Clash of the Titous” dhe “Terminador salvation”. Duke vënë re disa artikuj të përciptë dhe pa patur bazën elementare të njohjes për librin dhe autorin arrita në një fakt të tmerrshëm: mjerisht nga disa gazetarë e publicistë shkruhen artikuj pa njohur materialin apo personin për të cilin flasin. Po nejse, temë tjetër kjo. Ata që e lexuan me vëmendje librin e autorit kuptuan gjithçka. Kuptuan djallëzinë e tij, qëllimin ogurzi, helmin që përmes një gjuhe të rëndomtë joartistike e jopublicistike kishte hedh, nëpërkëmbjen e zhvlerësimin për këtë epokë të lavdishme të popullit shqiptar dhe për përpjekjet titanike të popullit shqiptar në përballimin e kësaj situate tragjike. Uk Lushi, një luftëtar i pari. Pastaj të tjerë, Besim Muhadri, Behudin Murati, Ibrahim Hajdarmataj etj. ”DUART E PËRGJAKURA: KIRURG LUFTE”, NJË LIBËR ME GËNJESHTRA PËR SHQIPTARËT. * * * Por për tu ndalë seriozisht e imtësisht mirë në zbërthimin e librit bazuar në dukumentacion autentik e dëshmi reale është ndalë dr. Misin Braha. Ky mjek pediatër shumë i respektuar për humanitetin e tij dhe përvojën e gjatë, realisht ka shterruar pothuajse gjithçka për çka trillon Juriseviçi në librin e tij me kujtime. Libri i Juriseviçit vërtet është një “pacavure” si ce quan shpesh autori Misin Braha. Ai vërtet është misionari i djallit. Është i tillë se nga faqja e parë deri kur e mbyll këtë libër nuk ka asgjë të vërtëtë. Madje përtej kësaj të pavërtete ka shumë keqdashje e ligësi. Për të arritur synimin e vet autori i paçavures është i paskrupullt; nga skutat e errëta të egërsisë njerëzore buron gjithçka e lige. Gënjen, mashtron, fantazon duke e bërë librin e tij një krijim që i përket një gjinie krejt të veçantë e specifike që e ka “shpikur” vetëm Juriseviçi. Autori siç apostrofuam më lart aspiron që libri të jetë bazë skenari filmi që ëndërron të luhet prej aktorëve të Holliwudit. Kjo ëndërr e nxit që të jetë i pandalshëm në të pavërtetat që publikon, në shtrembërimin e realitetit, në nxirjen e çdo veprimtarie e përpjekje të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë tragjike dhe për të mbijetuar. Kështu ky libër-skenar që pas leximit të duket sikur je zgjuar pas një ëndrre të keqe, të lë ndjesinë se autori është ashtu si thotë dr. Misin Braha: jo një mjek, por misionari i djallit, jo një mik, por e kundërta e tij për popullit shqiptar e njerëzit e tij të mirë, jo një human, por një sadist që ka dëshirë të shohë vetëm vuajtje, rënkime, klithma, trupa të kalbur, krahë e koka të prera… Shkurt është ndjellës i vdekjes. Sidomos i vdekjeve të fëmijëve! O zot, çfarë mjeku! Juriseviçi vërtet ka për mision të arrijë në një pikë; në atë “që serbët janë më të mirë se shqiptarët!” Pikërisht këtë fjali dr. Misin Braha qëllimisht e kthen në lajmotiv të librit prej fillimit e deri në fund. Ashtu sikurse në lajmotiv e ngre edhe togfjalëshin “misionari i djallit” që e ka vënë edhe për titull të librit. Për Juriseviçin shqiptarët janë njerëz të pacivilizuar kur flet për kulturën, mënyrën e sjelljes, të konceptuarit e jetës, marrëdhëniet me të tjerët etj. Serbët në konceptin e tij janë shumë më të mirë. As në rastin e parë dhe as në të dytin nuk e fakton autori. Nuk jep argumenta. Mungojnë faktet e argumentat. Lind pyetja elementare: ç’dreq libri kujtimesh a libri historik është ky kur i mungojnë komponentët kryesorë!? Sa herë kur ai flet për shqiptarët të duket sikur shtërngon dhëmbët, prish fytyrën dhe kalon në një gjendje urrejtje dhe anormaliteti. Sepse qëllimi dhe misioni i tij është i tillë. Për Juriseviçin të gjithë shqiptarët janë të deformuar psikologjikisht, të dhunshëm, pijanecë, të pakulturuar, vrasës. Serbët edhe nëse veprojnë dhunshëm, sipas tij janë të logjikshëm, i kanë detyruar rrerthanat e afërsisë me shqiptarët prej të cilëve kanë përjetuar masakrime të herëpashershme (!). Ç’farë dashakeqësie prej kësaj fare mostre! Për Juriseviqin shqiptarët janë antihumanë. Jo më kot ai në paçavuren e tij vë në qendër spitalin e Kukësit. Pikërisht istitucionin shëndetësor më të rendësishëm, i cili përballoi me heroizëm këtë situatë tragjike. Unë personalisht që pata fatin të jem gazetar në atë kohë të vranët për shqiptarët di shumë e shumë gjëra. Di edhe atë që mjekë të spitalit të Kukësit si vetë autori, dr. Shaqir Shehu, dr. Mark Nufi, dr. Mustafë Mustafa, dr. Dashnor Lisha etj., nuk kanë shkuar për ditë të tëra në shtëpitë e tyre. Vetëm për t’u qëndruar problemeve të shumta në spital ata këtë institucion shëndetësor e patën shndërruar në shtëpitë e tyre. Gjithkush e lexon këtë libër nuk mund të mos indinjohet për “pallavrat” e një mendje të sëmurë e të çekuibluar si e Juriseviçit. Kush prej kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve, kush prej shqiptarëve të dëbuar dhunshëm nga territoret e veta etnike në atë kohë i beson kësaj mendje dhe trillimeve që ajo pjell!? Spitali i mbushur me vrasës, mjekë mafiozë, infermiere të droguara, njerëz të vdekur në korridore, lopë të ngordhura në oborrin e spitalit që e hanë njerëzit si të jenë kafshë xhungle ku mbisundon I pastër ligji i luftës për ekzistencë…Nuk ka se si të shkruhet me kaq urrejtje patologjike, me kaq mëllef për një popull e komb që vetëm këto prirje nuk e ka demostruar kurrë. Kurrë. Për Juriseviçin shqiptarët nuk janë as luftëtarë. Kujtoni “praninë” e tij brenda rradhëve të UÇK-s se si e pasqyron gjendjen aty. Mbretëron kaosi, mungesa e rregullit, mungesa e respektit për eprorin e njëri-tjetrin, konfliktet janë të pranishme deri në shkallën ekstreme të eleminimit mes luftëtarëve. Kujtoni se si një ushtar i bindet atij aq përulësisht sa që i duket si një kone e vogël që i luan bishtin të zotit. Cili luftëtar i lirisë mund ta mbajë këtë ofendim kaq të rendë sa guri i Sizifit mbi supe? Mirëpo ja që këtë e bën një mjek kirurg anonim në fakt krejt i parëndësishëm, i panjohur e i pavlerë në atë kohë të rilindjes së shqiptarëve me emrin Juriseviç. Pa u futur në detaje unë vlerësoj shumë librin reagues të dr. Misin Brahës. Veçoria kryesore dhe më e rëndësishme e tij është fuqia e argumentimit. Si një hulumtues i palodhur që është autori i “Misionit të djallit” nuk ka lënë dokument pa parë e studiuar me kujdes, regjistër pa shfletuar, ditar pa kontrolluar, kartelë pa e qëmtuar. Ka shteruar të gjitha faktet konkrete përmes bisedave me dëshmitarë okularë e faktorë konkretë në ngjarje me emra e mbiemra, me data e ditë, me orë e ngjarje. E jo me ngjarje pa emra, pa data, pa njerëz realë, pa situata të ndodhura siç bën autori i librit “Duart e përgjakura, kirurgu në luftë”. Misin Braha thamë që është një mjek pediatër, por në librin “Misioni i djallit” performon si një polemist racional shumë bindës. Del i tillë se ka në dorë çelësat me të cilin zhvillohet një polemikë e suksesshme: argumentin e faktin. Ai i ka këto, prandaj i rrjedh fjala e bukur dhe e sinçertë, e besueshme dhe mendjembushëse. Edhe emocioni i fjalës (që në libër është e pranishme) në raste të tilla ka funksionin e vet. Si i tillë ky libër është shumë i vlefshëm, një dokument i rëndësishëm që i bën bllok ndërmarrjes së pistë aventureske të një sharlatani. Nga ana tjetër botimi i “Misionit të djallit” u ndal turrin edhe sharlatanëve të tjerë të këtij soji që guxojnë të ndërmarrin misione të tjera shpifëse e trilluese, kriminale dhe antishqiptare për të hedhur baltë në përpjekjet tona atdhetare si ajo e fundshekullit të kaluar. Unë që e kam lexuar me vëmendje librin e Crajg Juriseviçit, por edhe e kam redaktuar fjalë për fjalë librin e dr. Misin Brahës, habitem me një fakt të dhimshëm gati apokaliptik: në heshtjen e mjekut Ylber Vata. Si është e mundur që ai thellësisht i nëpërkëmbur dhe i zhvlerësuar, i keqpërdorur deri në maskarallëk prej autorit të qëndrojë kaq indiferent!? Nuk dime se ç’emër t’i vemë këtij veprimi. Po ashtu edhe për përkthyesin dhe shoqëruesin e tij. Ata duhet të prononcohen për të mbrojtur veten të paktën, për të ruajtur dinjitetin, moralin dhe qenien e tyre si shqiptar. Është një detyrim. Të qenit shqiptarë, por edhe kuksianë duhet t’i bëjë të ndjeshëm në këtë rast. T’i vlerësojnë “të vërtetat” juriseviçiane dhe të mbrojnë të paktën personalitetin e tyre, e përmes këtij veprimi, të mbrojnë edhe të drejtën e dinjitetin e popullit shqiptar që aq shumë kontribuoi për të përballuar këtë pragkatastrofë njerëzore. Libri i dr. Misin Brahës është një ndërmarrje dinjitoze në mbrojtje të vlerave humane të popullit shqiptar. Është një reagim atdhetar kundër mohimit të vlerave tona prej njerëzve dashakëqinj si Crajg Juriseviçi. Jemi të sigurtë se ky autor nuk është i vetmi. Djalli ka shumë misionarë. Arritjen e qëllimit të vet nuk e mbështet vetëm tek një. Është akt patriotik që i bën nder vendit të vet, popullit të vet, mundit e gjakut të tij. Është respekt i thellë për luftën e popullit shqiptar për lirinë e tij, për të mbrojtur identitetin. Është nderim për luftën e drejtë e heroike që bëri UÇK dhe gjithë luftëtarët e lirisë, përulje e mirënjohje para dëshmorëve të lirisë.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 11:20:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015