• MORATI- TOHIR ARRIJNE MARVESHJEN, INTERI DO TE JETE - TopicsExpress



          

• MORATI- TOHIR ARRIJNE MARVESHJEN, INTERI DO TE JETE "INDONEZIAN". Pas pesë muajsh bisedime intensive, ka marrë fund telenovela Tohir-Morati. Palët njoftuan pasditen e së enjtes rënien dakort për shitblerjen e aksioneve dhe nga java e ardhshme, Interi do të jetë “indonezian”. Morati dhe miliarderi aziatik ranë dakort në takimin e zhvilluar në orët e paradites në Paris. Në njoftim thuhet se është rënë dakort për shitjen e një kuote aksionesh të klubit të Interit. Në ditët e para të javës së ardhshme pritet hedhja e firmës nga të dyja palët marrëveshjen që u arrit në Paris. Me këtë marrëveshje Morati i jep fund presidencës 18-vjeçare tek Interi. Ai ka qenë aksioner mazhoritar tek zikaltrit që prej 18 shkurtit të vitit 1995 dhe gjatë presidencës së tij skuadra ka fituar 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 3 Superkupa Italie, 1 Ligë Kampionesh, 1 Botëror për Klube dhe 1 Kupë UEFA.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 17:10:41 +0000

Trending Topics




© 2015