MOS RRI LARG MEJE Nga PABLO NERUDA Mos rri larg meje as dhe - TopicsExpress



          

MOS RRI LARG MEJE Nga PABLO NERUDA Mos rri larg meje as dhe një ditë të vetme, sepse, sepse, unë sdi si ta them: një ditë është tepër, e do të qëndroj duke pritur si në stacione boshe, kur trenat janë parkuar e po flenë diku tjetër. Mos shko gjëkundi qoftë dhe një orë, sepse në atë orë do bashkohen pikat e vogla të makthit dhe ndoshta i gjithë tymi që po lyp një shtëpi do të vijë zemrën time të humbur ta vrasi. Kurrë silueta jote mos u shkriftë plazhit, kurrë qepallat e tua mos gjetshin prehje, mos u largo, zemër, nga unë as një grimë çasti, se atë herë aq larg do të jesh prej meje sa unë do të kalëroj botën krejt duke të pyetur a do të kthehesh apo do më lësh duke vdekur. Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:09:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015