Malajzia në luftë kundër ideologjisë shiite Publikuar me: 20 - TopicsExpress



          

Malajzia në luftë kundër ideologjisë shiite Publikuar me: 20 Gusht, 2013 | 16:48 | (Komente: 0) malajziaAta që përhapin ideologjinë shiite në Malajzi përballen me dënime gjyqësore në bazë të aktit për Kontroll dhe kufizim të përhapjes së religjioneve joislamike si dhe në bazë të akteve mbi veprat penale sheriatike. Ministri Datuk Seri Xhemil Kir Bajarom deklaroi se në bazë të akteve të përmendura çdo individ i cili propagandon ideologjinë shiite mund të ndiqet penalisht. “Vendi ynë ndjek rrugën e Ehli Sunetit dhe do të merren masa serioze kundër atyre që propagandojnë ideologjinë shiite”, deklaroi për mediat ministri malajzian. Muajin e kaluar Ministria e punëve të brendshme e shpalli jo legjitime organizatën shiite në Malajzi. Qeveria federale e ka ndaluar ideologjinë shiite në bazë të vendimit të Këshillit Nacional për fetva nga viti 1996.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 08:09:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015