Mbi histerinë kolektive mediatiko-popullore Një histeri - TopicsExpress



          

Mbi histerinë kolektive mediatiko-popullore Një histeri popullore. Një garë e shfrenuar mediatke: Kush njoftoi i pari se Olldashi humbi jetën. Madje as kështu jo, por që vdiq. Vdiq, Vdiq, Vdiq. E thëshë unë i pari. Urraaaaaa. Jo, jo, e thashë unë. “Me 90% ka vdekur”. Po 10%? Kanibalizëm në përshkrimin e pamjes së të ndjeriot. U “vdiqën” njerëz që s’kishin qenë fare, as në makinë as në Qafë Krrabë. Por i vdekuri dilte në ekran. “Jam këtu, jam gjallë, nuk dua të vdes pse do ti”. Ai që jepte i pari lajmin se kush kishte vdekur tjetër, lumturohej në po të njëjtën mënyrë, ndërsa jepte sërish i pari lajmin se ajo që kishte thënë nuk ishte e vërtetë. Lidhje direkte poshtë dritares së shtëpisë, natën. “Këtu qahet. Nëna po vajton. E degjoni zërin?” Lidhje direkte nëpër rrugicat e varrezës. Dheu që hidhet live…. Një ushtri blogjesh e faqesh online që vetëquhen gazeta, u futën në garën e shpifur të hamendësimit. Lajme idjote që “copy paste”-oheshin nga njëra tek tjetra, e ricikloheshin nga vetë prodhuesit me doza edhe më të mëdha dezinformimi. Thashethemnaja popullore mori dhenë. Histeria vazhdon…. Nepër ekrane shfaqen shoka e bashkëpunëtorë të vjetër që tregojnë se cfarë barcaletash tregonin kur pinin kafenë….. Ishte një aksident. Një njeri humbi jetën.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 18:31:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015