Mblidhen ministrat e BE-së, Maqedonia jashtë agjendës - TopicsExpress



          

Mblidhen ministrat e BE-së, Maqedonia jashtë agjendës Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian (KPPBE) do të mbledhë sot ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve-anëtare, për të diskutuar mbi progresin e shënuar nga Kosova dhe Serbia. Ashtu siç pritej, në takimin e sotëm nuk do të jetë në rend dite Maqedonia dhe përmbushja e kushteve për anëtarësim, ndonëse për një gjë të tillë është shpresuar deri para pak ditësh nga autoritetet e Shkupit. Mungesa e progresit në kontestin e emrit, por dhe mospërmbushja e kushteve, të caktuara në konkluzionet e samitit të dhjetorit, janë arsyet kryesore përse vendi ynë do të jetë sot jashtë agjendës së takimit të ministrave evropianë, raporton Zhurnal. Takimi i KPPBE-së do të pasohet nga ai i kryeministrave të shteteve-anëtare, ku nuk pritet gjithashtu të diskutohet tema e Maqedonisë.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 16:00:11 +0000

Trending Topics




© 2015