Mbreti dhe hunda e tij Tregohet që njërin prej sunduesve të - TopicsExpress



          

Mbreti dhe hunda e tij Tregohet që njërin prej sunduesve të një vendi të largët, e kishte goditur një sëmundje e vështirë, e mjekët nuk ia gjenin ilaçin përveç se t’i presin hundën, pas shumë kundërshtimeve, në fund pranon që t’i prihet hunda. Pas prerjes së hundës dhe shërimit të saj, e shikon fytyrën e tij në pasqyrë, e cila i duket shumë e shëmtuar, e për të dalë prej këtij momenti shumë të ndjeshëm, e urdhëron ministrin dhe punëtorët e tij për prerjen e hundës së tyre. Pas kësaj, filluan të gjithë përgjegjësit t’i presin hundët e tyre dhe të urdhërojnë për prerjen e hundës të gjithë punonjësve që ishin në pozitë më poshtë se ta, derisa u bë që të gjithë punonjësit mbetën pa hundë. Veç kësaj i urdhëruan edhe familjet e tyre për prerjen e hundëve. Me kalimin e kohës, ky veprim u bë i zakonshëm, u bë karakteristikë e këtij vendi, saqë çdo fëmije të sapo lindur, mashkull apo femër, iu pre hunda. Pas një kohe, kalon andej pari një njeri i huaj, i cili u habit duke i shikuar me çudi këtë shoqëri, me një veprim kaq të shëmtuar dhe të rrallë. “Si është e mundur të hiqet hunda nga fytyra duke qenë e shëndosh?!” – thoshte ai. Ndërsa banorët e fshatit filluan të qeshin me këtë njeri, për shkak të hundës që kishte: “Oh Zot! Shikojeni këtë qenie të huaj, me hundë në fytyrë!” - thoshin ata. Kështu thanë shumica e njerëzve, në vend se që ata ta shikonin të metën e tyre, filluan që të gjejnë të metë aty ku nuk kishte të meta në vend se ta pranonin të metën e tyre. Krenohen me të metën dhe për ta e keqja qe bërë e mirë dhe e mira e keqe. Subhan`Allah! Harruan që në bazë ata janë me hundë. A e dini si ishte emir i këtij vendi, a dëshironi ta dini?!! E dini cili ishte sundimtari?!! Po cilët ishin banoret?!!! Para përgjigjes, e kam një pyetje: Ne a e kemi humbur hundën tonë, apo mos vallë vetëm ata e kanë humbur?!! Sa e sa nga shprehitë tona, me të cilat jemi mësuar dhe janë bërë gjëra të dreja, i mbrojmë dhe luftojmë për to, sepse ato janë nga tradita jonë?!!!, sikur që ky vend e mbronte “prerjen e hundës”! Të nderuarit e mi, t’i vërejmë hundët dhe mendjet tona, e ta pyesim vetën: Sa gjërat janë prerë nga ne?!! Të mundohemi që të zbulojmë gabimet që i kemi trashëguar nga të parët. Të nxjerrim të gjykuarit tonë nga sfera e ngushtë traditës dhe në tryezën e gjerë të fesë dhe logjikës, dhe t`i ripërtërijmë lidhjet tona me to, e assesi ti pasojmë verbërisht! Përktheu: Blerim Arifi
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 13:03:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015